Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E çuditshme: “Furnizimi i qenëve endacak me ushqim” – Komuna e Përparim Ramës e shpërblen me kontratë kompaninë që merret me inxhinieri, hidraulik e suvatime

29/09/2024 - 16:52
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
E çuditshme: “Furnizimi i qenëve endacak me ushqim” – Komuna e Përparim Ramës e shpërblen me kontratë kompaninë që merret me inxhinieri, hidraulik e suvatime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës që udhëheqet nga Përparim Rama në muajin kishte shpallur tender me titull “Pikat ushqyese për qentë endacak (furnizimi dhe shpërndarja e ushqimit) dhe QTE” me vlerë të parashikuar prej 150 mijë euro, raporton Veriu.info.

Me rastin e shaplljes së tenderit ishte specifikuar se kompania e kontraktuar duhet të bëjë furnizimin, transportin dhe shpërndarjen e ushqimit për 24 pikë ushqyese për qentë dhe furnizimin e transportin e ushqimit për Strehimoren për qentë endacak.

Pas shumë zvarritjeve procedurale, më 4 korrik 2024 Zyra e Prokurimit e Komunës së Prishtinës ka shpallur si fitues të tenderit kompaninë “Al Tec” Sh.P.K., e cila kishte ofertuar me çmimin prej 126 mijë euro.

Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ka eliminuar ofertuesin më të lirë të tenderit, operatorin ekonomik “Via Egnatia Sh.P.K.” me arsyetimin se nuk ka ofruar dëshmi për ofertën e saj tej te soecifikimet e ushqimit dhe vlerat ushqyese.

Kush është fituesi “Al Tec” Sh.P.K.?

E themeluar në vitin 2017 në Lipjan, “Al Tec” është kompani në pronësi të aksionarëve Behar Tolaj, Xhevdet Duka, Anila Duka, Bestar Zenelaj dhe Halim Zenelaj.

Kjo kompani që ka fituar tenderin për furnizim me ushqim të pikave ushqyese të qenëve në Prishtinë dhe të Strehimores për qentë endacak, aktivitet primar në ARBK e ka Aktivitetetin e inxhinierisë dhe këshillimit teknik, përderisa si aktivitet sekondar ka Punimet hidraulike, instalimet e ngrohjes dhe kondicionimit të ajrit.

Ndërsa tek aktivitet tjera biznesore renditen me radhë:

  • Instalime të tjera ndërtimore,
  • Punime suvatimi,
  • Lyerja dhe vendosja e xhamave, etj.

Duke e ditur se problem i qenëve encadak është jashtëzakonisht i madh në Kosovë, ku shumë qytetarë vazhdimisht sulmohen nga ta, është e çuditshme se si komuna e udhëhequr nga kryetari Përparim Rama ka shpallur fitues një kompani me veprimtari inxhinierike, hidraulike e ndërtimore për t’u kujdesur për ushqimin e qenëve./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

6 vjet nga arrestimi, Altini me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty

6 vjet nga arrestimi, Altini me mesazh emocionues për Jakup Krasniqin: Shtëpia s’është e njëjtë pa ty
04/11/2026 - 10:21

Sot, më 4 nëntor, janë bërë gjashtë vjet nga arrestimi i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe dërgimi i tij në Hagë. Me këtë rast, djali...

Më shumëDetails

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd

I ka hyrë “hileti” dostave të Vuçiqit, aeroplani i Vulinit udhërohet të kthehet në Beograd
04/11/2026 - 09:55

Aeroplani i kompanisë Air Serbia, me të cilin po udhëtonte kryetari i Lëvizjes Socialiste Aleksandar Vulin drejt Moskës, është kthyer në Beograd për shkak të kontrolleve shtesë të...

Më shumëDetails

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë

Austria ia ndalon ndihmën sociale kosovarit, kishte fshehur shtëpinë dhe pensionin në Kosovë
04/11/2026 - 09:43

Autoritetet në qytetin e Welsit në Austri ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi, pasi gjatë kontrolleve kanë zbuluar se ai kishte në pronësi një shtëpi në Kosovë...

Më shumëDetails

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?

18 ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar mandatin katërvjeçar – çfarë parasheh ligji?
04/11/2026 - 09:30

Disa ambasadorë të Kosovës kanë tejkaluar periudhën standarde katërvjeçare të shërbimit në misionet diplomatike ku janë të akredituar. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se atyre u ka...

Më shumëDetails

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri

Kryeprokurori i shtetit merr një vendim të ri
04/11/2026 - 09:18

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe ligjshmërisë, kryeprokurori i shtetit, z. Zejnulla Gashi, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka nxjerrë vendim...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
04/11/2026 - 09:11

Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë