Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

04/11/2026 - 09:11
në Kryesore, Lajme
A A
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara mund të kenë pasoja edhe për marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, veçanërisht nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se Moska nuk pret ndryshime të menjëhershme në politikën e jashtme amerikane, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

“Presidenti Trump do të mbetet president deri në fund të mandatit të tij dhe do të zbatojë politikën e tij të jashtme”, u shpreh Peskov.

Deklarata sugjeron se Kremlini pret vazhdimësinë e politikës së administratës Trump, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në balancat politike në Kongres.

Sipas analizës, politika e jashtme e Trump ka sjellë disa zhvillime që janë konsideruar në favor të interesave ruse. Mes tyre përmenden pezullimi i disa sanksioneve kundër Rusisë, vendimi për blerjen e naftës ruse dhe qëndrimi më kritik i presidentit amerikan ndaj homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, krahasuar me deklaratat e tij për Vladimir Putinin.

Megjithatë, Moska nuk ka arritur ende të sigurojë një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë sipas kushteve që kërkon.

Ndërkohë, gazeta ruse Nezavisimaya Gazeta paralajmëroi se humbja e kontrollit të Kongresit nga republikanët mund ta vendosë Trumpin përballë hetimeve të shumta të nisura nga demokratët.

Sipas gazetës, një situatë e tillë mund t’ia vështirësojë presidentit amerikan zbatimin e politikave të tij, përfshirë edhe ato që lidhen me Rusinë.

Kështu, ndryshimi i shumicës në Kongres mund të ndikojë në hapësirën politike të Trump për të ndjekur agjendën e tij të jashtme, ndërsa Kremlini duket se po pret të shohë se si do të zhvillohet situata në Uashington.

JU REKOMANDOJMË

Rama përsërit ftesën e dialogut

Rama përsërit ftesën e dialogut
04/11/2026 - 09:00

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me ftesën për dialog me studentët protestues. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përcolli një grua gjatë rrugës

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përcolli një grua gjatë rrugës
04/11/2026 - 08:55

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar dhe përcjellë një grua gjatë kohës sa ishte duke ecur. Rasti, sipas raportit të Policisë është iniciuar...

Më shumëDetails

Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan

Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan
04/11/2026 - 08:44

Demokrati Abdul El-Sayed ka shpallur fitoren në garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke u bërë kështu myslimani i parë që siguron një ulëse në Senatin...

Më shumëDetails

Morina për mungesën e uniformave në Polici: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Morina për mungesën e uniformave në Polici: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi
04/11/2026 - 08:34

Ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka vlerësuar se mungesa e uniformave dhe pajisjeve policore ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe operacionalitetin e Policisë, duke theksuar se përgjegjësia...

Më shumëDetails

Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar

Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar
04/11/2026 - 08:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur zhgënjimin e tij për rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, pasi republikanët pësuan humbje në disa gara të rëndësishme elektorale.Në një...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e mesmandatit: Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën

Zgjedhjet e mesmandatit: Si funksionon qeverisja në SHBA dhe çfarë ndryshon tani me Trump që ka humbur shumicën
04/11/2026 - 08:22

Ndërsa Frank Underwood është ide e skenaristit amerikan Pack Beauregard Willimon, intrigat në të cilat ai është protagonisti qendror në serialin televiziv House of Cards i detyrohen shumë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë