Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Perparim Ramës shkurtoi kundërligjshëm afatet, dyshohet se po favorizon kompani në tenderin për Qendrën Sociale me kërkesa të tepruara për certifikatat ISO

05/10/2024 - 22:20
në Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Perparim Ramës shkurtoi kundërligjshëm afatet, dyshohet se po favorizon kompani në tenderin për Qendrën Sociale me kërkesa të tepruara për certifikatat ISO
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës ka hapur një tender për ndërtmin e qendrës për punë sociale, para pak ditësh. Kjo procedurë e tenderimit aktualisht është në fazën ku kompanitë e interesuara mund të paraqesin kërkesa për sqarime. Demokracia.com ka evidentuar se prokurimi komunal ka vendosur disa kritere të panevojshme në ‘njoftimin për kontratë’ dhe në ‘dosjen e tenderit’, që mund të favorizojnë kompani të caktuara. Po ashtu, Komuna e Prishtinës shkurtoi kundërligjshëm edhe afatet për garim.

Një tender me vlerë prej 2,916,477.81 euro, i hapur nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e Qendrës për Punë Sociale, ngre dyshime mbi kriteret e vendosura për operatorët ekonomikë. Afati i realizimit të projektit është 240 ditë, ndërsa kompanitë e interesuara janë duke shqyrtuar kërkesat teknike të përcaktuara në njoftimin për kontratë. Gjetjet e Demokracia.com tregojnë se disa nga këto kërkesa janë të tepruara dhe potencialisht të panevojshme për llojin e punës që kërkohet, duke ngritur dyshime për favorizimin e disa operatorëve të mundshëm që i përmbushin këto kritere të rrepta.

Demokracia ka zbuluar se prokurimi komunal përveç që ka vendosur kritere shumë të vështira për t’u plotësuar, ka shkurtuar afatin për pjesëmarrjen e kompanive të interesuara në procesin e tenderimit. Ky shkurtim i afatit është shkelje ligjore dhe ngre dyshime se ndonjë kompani mund të jetë informuar më herët nga Komuna e Prishtinës për të përgatitur dokumentacionin.

Ligji për Prokurimin Publik, në rastin e kontratave të mëdha të hapura kërkon që hapja e ofertave të bëhet në ditën kur përfundon afati për dorëzimin e tenderëve dhe ky afat duhet të jetë jo më pak se 40 ditë. Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka caktuar një afat prej vetëm 24 ditësh. Tenderi është hapur me 20 shtator dhe afati për dorëzimin e ofertave është deri më 14 tetor, ora 14:00, 24 ditë në total.

Neni 44 i Ligjit për Prokurimin Publik përcakton qartë afatet për pranimin e ofertave në kontratat publike të mëdha, duke specifikuar që për kontratat e mëdha afati duhet të jetë jo më pak se 40 ditë.

Duhet përmendur se për këtë tender nuk ka të ngarkuar në E-prokurim ‘njoftim paraprak’, që do ta lejonte komunën të bënte shkurtimin e afateve.

Trajnime dhe pozita teknike që nuk lidhen drejtpërdrejtë me projektin

Kjo procedurë e publikuar në E-prokurim, ngre dyshime mbi kriteret e vendosura për operatorët ekonomikë.

Kërkesat për personel të trajnuar në fusha shumë specifike, si inxhinierë hidroteknikë dhe ekspertë të energjisë eficiente, duket të jenë të ekzagjeruara. Pasi këto kërkesa nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme për një objekt si ky, i cili nuk përfshin sisteme komplekse energjetike apo hidroteknike që do të kërkonin këtë nivel ekspertize. Si rezultat, operatorët që nuk kanë staf me këto trajnime specifike mund të përjashtohen, duke krijuar një terren të favorshëm për ata që janë më të afërt me këto kritere të ngushta.

Marrëveshje për menaxhimin e mbeturinave – Kjo kërkesë është e rëndësishme për çdo ndërtim, por nuk ka nevojë të jetë një dokument i theksuar për tenderin, përveçse ka kërkesa të veçanta për trajtimin e mbeturinave në këtë projekt, gjë që zakonisht mund të menaxhohet nga vetë autoriteti kontraktues.

Një tjetër pikë problematike është kërkesa për të pasur minimum 25 punonjës, ku 20 prej tyre të jenë të certifikuar për siguri dhe shëndet në punë. Për një ndërtim me përmasa të moderuara si ky, një numër kaq i lartë i punonjësve të certifikuar mund të jetë një kërkesë e rëndë dhe e panevojshme. Kjo mund të pengojë konkurrencën e ndershme, duke kufizuar kompanitë që nuk kanë kaq shumë punonjës të certifikuar, por që kanë kapacitetin për të realizuar projektin.

Teknikë të specializuar për energji, klimatizim dhe ndriçim publik: Kjo kërkesë është për projekte që përfshijnë sisteme të ndërlikuara të energjisë dhe klimatizimit. Për një ndërtim të tillë si Qendra për Punë Sociale, kërkesa për teknikë të specializuar ështe diskriminuese ose favorizuese, pasi sistemet bazë mund të instalohen dhe menaxhohen nga teknikë ndërtimi të zakonshëm.

 Certifikatat ISO

Një nga shqetësimet kryesore është kërkesat e certifikatave ISO 14001 dhe ISO 45001, të cilat lidhen me menaxhimin mjedisor dhe sigurinë e avancuar në punë. Këto certifikata janë më të përshtatshme për projekte me ndikim të madh mjedisor dhe me rrezik të lartë, siç janë ndërtimet industriale ose infrastruktura kritike. Në rastin e një ndërtese si Qendra për Punë Sociale, që nuk përfshin sisteme komplekse, këto certifikata duken të tepërta dhe mund të kufizojnë pjesëmarrjen e operatorëve të ndershëm, të cilët mund të mos i kenë këto standarde të avancuara, por që janë të aftë të kryejnë punën me cilësi të lartë.

ISO 9001 (Menaxhimi i cilësisë): Kjo certifikatë është standard për cilësi dhe është e rëndësishme për të siguruar që kompania ka sisteme menaxhimi cilësor. Kjo kërkesë është e arsyeshme, pasi garanton që projekti të realizohet me standarde të larta cilësie.

ISO 14001 (Menaxhimi mjedisor): Kjo certifikatë lidhet me ndikimin mjedisor të kompanisë dhe kontrollin e tij. Për një ndërtim të thjeshtë si Qendra për Punë Sociale, kjo kërkesë duket e tepruar, pasi projekti nuk përfshin aktivitete që kanë ndikim të madh në mjedis si fabrika apo ndërtime industriale. Në këtë rast, kërkesa për të respektuar ligjet mjedisore do të mjaftonte.

ISO 45001 (Shëndeti dhe siguria në punë): Kjo certifikatë lidhet me sistemet për siguri dhe shëndet në punë. Edhe pse kjo certifikatë është e rëndësishme në ndërtimet me rrezik të lartë, për një ndërtim të tillë si një qendër për punë sociale, ku rreziqet janë të ulëta, kjo certifikatë mund të konsiderohet e panevojshme, veçanërisht kur kërkesat e sigurisë në vendin e punës mund të zbatohen në bazë të rregulloreve në fuqi.

Certifikatat dhe trajnimi i personelit teknik

Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë – me certifikatë për siguri dhe shëndet në punë dhe mbrojtje nga zjarri: Për projekte ndërtimi si ky, inxhinierët e ndërtimtarisë janë të domosdoshëm, por kërkesa për trajnime shtesë për mbrojtje nga zjarri dhe siguri në punë për këtë nivel ndërtimi është e tepërt, pasi këto aspekte janë pjesë e rregullave të zbatueshme në ndërtim dhe mund të përmbushen me ekipin bazë të ndërtimit.

Inxhinier hidroteknik (min. 7 vjet përvojë): Hidroteknika lidhet me menaxhimin e ujit dhe sistemeve të drenazhimit. Për një ndërtim si Qendra për Punë Sociale, kjo kërkesë duket e tepert, përveç që objekti ka nevoja specifike hidroteknike (p.sh., sisteme të avancuara për menaxhimin e ujërave). Për një projekt të tillë, një inxhinier civil bazik do të mjaftonte për të menaxhuar aspektet teknike të ujit.

Inxhinier i diplomuar i arkitekturës – i licencuar për auditim të energjisë eficiente: Kjo kërkesë mund të jetë e tepruar, veçanërisht për ndërtime të thjeshta që nuk përfshijnë sisteme të avancuara të eficiencës energjetike. Për ndërtimin e një qendre sociale, një auditim bazë për eficiencë energjetike nga institucione publike mund të mjaftojë. Kërkesa për një specialist të licencuar është e panevojshme për këtë lloj objekti.

Inxhinier i makinerisë (certifikuar për ndihmë të parë dhe siguri në punë): Edhe pse është e rëndësishme të sigurohet që puna të kryhet në kushte të sigurta, kërkesa për një inxhinier makinerie të trajnuar për ndihmë të parë është e tepruar për një projekt të tillë. Siguria në punë mund të menaxhohet përmes masave të përbashkëta të sigurisë në ndërtim, pa qenë nevoja për një ekspert të tillë.

Dyshime për favorizim të operatorëve të caktuar

Përfshirja e kërkesave të panevojshme dhe të tepruara për certifikata dhe trajnime teknike të veçanta ngre dyshime për favorizim të operatorëve të caktuar që i përmbushin këto kritere. Kjo krijon një terren të pabarabartë konkurrimi dhe bie ndesh me parimin e barazisë në prokurimin publik. Një numër i madh operatorësh mund të përjashtohen padrejtësisht nga tenderi për shkak të kërkesave që nuk lidhen drejtpërdrejtë me nevojat e projektit, duke krijuar hapësirë për përfitime të mundshme për kompani që janë të përgatitura për t’i përmbushur këto kritere të tepruara.

Komuna e Prishtinës duhet të rishikojë këto kërkesa dhe të sigurohet që specifikimet teknike të jenë në përputhje me natyrën e projektit, duke lejuar pjesëmarrjen e sa më shumë operatorëve të kualifikuar. /Demokracia.com/

Paramasa se çka do të ndërtohet: Kliko KETU

Kriteret e kërkuara: 

JU REKOMANDOJMË

“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj
Lajme

“Më foli në shqip, ishte në moshën e nënës sime”, Kosovare Asllani ia dhuron fanellën bashkatdhetares pas lutjes së saj

12/07/2025 - 08:48
Punime të domosdoshme, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Lajme

Punime të domosdoshme, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

12/07/2025 - 08:46
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan sot viziton Kosovën
Kryesore

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan sot viziton Kosovën

12/07/2025 - 08:25
Sot mbahet protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan për Agon Zejnullahun
Lajme

Sot mbahet protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan për Agon Zejnullahun

12/07/2025 - 08:21
Rashiti: Pa ShBA-në, Kosova do të humbiste
Lajme

Rashiti: Pa ShBA-në, Kosova do të humbiste

12/07/2025 - 08:13
Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Loredana ‘shpër’then’ në rrjete për Mozzik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë