Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të partisë dhe Kosovës, pasi Hamza sot ka njoftuar largimin nga pozita e kryetarit të PDK.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi ka vlerësuar angazhimin e Hamzës si kandidat për kryeministër dhe më pas si kryetar të PDK-së, duke theksuar se partia përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira gjatë kësaj periudhe.












