Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës

09/10/2024 - 16:36
në ShowBiz
A A
Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga ekspertiza e kryer ndaj Klea Prengës, rezulton se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.

Ndërkohë që motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë në kërkim. ka dalë ekspertiza e Klea Prengës e cila u dhunua rreth dy muaj më parë.

Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

‘U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”-thuhet në aktekspertizë.

‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

JU REKOMANDOJMË

‘Mos i rrej njerëzit se gjynah’, Butrinti përgjigjet për sfidën 100,000 euro

Butrint Imeri i paguan gjobën fansit që u dënua nga policia duke dëgjuar këngët e tij me volum të lartë
18/06/2026 - 18:48

Tani që këngëtari i njohur Butrint Imeri ka hapur zyrtarisht garën e madhe për sfidën e tij personale, ku fituesi do të rrëmbejë çmimin marramendës prej 100 mijë...

Më shumëDetails

Shakira ka një të dashur të ri? Shihet duke dalë hoteli me yllin e Netflix

Shakira ka një të dashur të ri? Shihet duke dalë hoteli me yllin e Netflix
18/06/2026 - 15:48

Shakira ka ndezur thashetheme për një romancë të re pasi u pa me aktorin Manuel Garcia-Rulfo. Dyshja u fotografuan duke dalë nga Sunset Tower Hotel në West Hollywood...

Më shumëDetails

Dikur mike të ngushta, Xheneta me fjalë të rënda për Loredanën

Dikur mike të ngushta, Xheneta me fjalë të rënda për Loredanën
18/06/2026 - 15:04

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Arena” në Procesi Sportiv. Ajo ka folur hapur dhe pa filtra për jetën private, karrierën e madje është...

Më shumëDetails

Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka: Ishte gjigante

Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka: Ishte gjigante
18/06/2026 - 14:38

Besnik Qaka ka qenë së fundmi i ftuar në “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcës. Duke qenë se vetëm pak ditë më parë këndoi në dasmën e Dua...

Më shumëDetails

Blero dhe Eronita publikojnë portretin e djalit të tyre

Blero dhe Eronita publikojnë portretin e djalit të tyre
18/06/2026 - 12:41

Kanë kaluar disa javë që kur këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, u bënë prindër të një djali. Deri tani, çifti kishte zgjedhur ta mbante larg...

Më shumëDetails

Kejsi ndan video duke shijuar këngën e Stresit, reagon këngëtari

Kejsi ndan video duke shijuar këngën e Stresit, reagon këngëtari
18/06/2026 - 10:41

Raportet mes Kejsit dhe Stresit duket se po përmirësohen çdo ditë e më shumë. Pasi Stresi publikoi dy ditë më parë këngën “La Vida Loca”, një përkrahje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    Mensur Bunjaku është biznesmeni i arrestuar që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Garoi për herë të parë për deputete, ky është numri i votave që siguroi Fahrije Hoti

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Murati paralajmëron se do t’ia bllokojnë autobusët dhe tramin Ramës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kush hyn në Kuvend nga PDK-ja? Lista e plotë e 22 deputetëve të legjislaturës së njëmbëdhjetë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë