Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reuters citon admiralin e NATO’s: Tensionet etnike në veri mund të shkaktojnë më shumë dhunë 43 minuta më parë

12/10/2024 - 15:53
në Kryesore, Lajme
A A
KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës të para një viti në këtë zonë, kur katër persona vdiqën në një betejë me armë dhe kur paqeruajtësit e NATO-s u lënduan në përleshje, paralajmëroi të shtunën një zyrtar i lartë nga aleanca ushtarake, ka shkruar Reuters.Kosova është kryesisht me shqiptarë etnikë, por rreth 50,000 serbë në veri e refuzojnë qeverinë e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre. Agjencia e lajmeve rikujton se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 një dekadë pas një kryengritjeje guerile.

Admirali i Marinës së SHBA-së Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli – e cila mbikëqyr forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veriun e paqëndrueshëm.“Retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare për të kryer dhunë siç ndodhi vitin e kaluar”, u tha Munsch gazetarëve në Prishtinë.

“Nuk do të thosha se përfundimisht po vjen konflikti, mendoj se ka një rrezik të vazhdueshëm”, tha ai, duke iu referuar mungesës së progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.Një oficer policie dhe tre persona të armatosur u vranë në shtator të vitit 2023 kur një grup sulmuesish të armatosur rëndë hynë nga Serbia dhe sulmuan policinë në fshatin Banjska.

Katër muaj më parë, më shumë se 90 ushtarë u plagosën kur protestuesit serbë sulmuan paqeruajtësit e NATO-s.Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjska, por Beogradi i ka mohuar akuzat.

SHBA dhe Bashkimi Europian, aleatët kryesorë globalë të Kosovës, kanë kritikuar qeverinë e Prishtinës për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme në veri që mund të nxisin dhunë etnike dhe të rrezikojnë jetën e rreth 4,000 trupave të NATO-s në detyrë atje.Kosova i refuzon kritikat e tilla dhe çështja ka tensionuar lidhjet e Prishtinës me mbështetësit e saj perëndimorë.

Si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime për më shumë se një dekadë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, por ka pasur pak përparim.Ashtu si serbët që jetojnë në veri të Kosovës, edhe Beogradi e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë dhe refuzon ta njohë atë si shtet, përfundon Reuters.

JU REKOMANDOJMË

Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër administrimit të drejtësisë” nga 11 deri më 15 maj

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
10/05/2026 - 23:15

Gjykata Speciale në Hagë bëri të ditur për cështjen Hashim Thaçi dhe të tjerët në lidhje me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë, janë caktuar seanca për...

Më shumëDetails

Anëtarja e re e VV-së, në punimin e saj shkencor, krahasonte Kurtin me Vuçiqin dhe gjente ngjashmëri mes tyre

Anëtarja e re e VV-së, në punimin e saj shkencor, krahasonte Kurtin me Vuçiqin dhe gjente ngjashmëri mes tyre
10/05/2026 - 23:09

Krenare Çerkini, u prezantua këtë të dielë si aderimi më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. Kurti tregoi se e njejta po bënë doktoraturën në Bruksel. Gazeta Nacionale ka...

Më shumëDetails

Musliu për Osmanin: Ata që pranojnë për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli

Ganimete Musliu për ish-krerët e UÇK’së: Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet nga qentë e armikut
10/05/2026 - 21:50

Ganimete Musliu nga PDK ka reaguar ndaj deklaratës së ish-presidentes Vjosa Osmani, e cila sot në “tubimin e bashkimit” në LDK akuzoi VV-në se nuk e vendos flamurin...

Më shumëDetails

Sonte mbyllet afati për aplikim për subjektet e reja politike

KQZ thirrje diasporës: Pakot me fletëvotime dërgoni vetëm në adresë të kutive postare të KQZ-së
10/05/2026 - 21:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte, më 10 maj, në orën 24:00 do të përmbyllet periudha për subjektet e reja politike, siç janë koalicionet, nismat qytetare...

Më shumëDetails

Visar Ymeri: Zgjedhjet po mbahen për presidencën e Vjosa Osmanit

Visar Ymeri: Zgjedhjet po mbahen për presidencën e Vjosa Osmanit
10/05/2026 - 21:44

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se zgjedhjet e reja po dominohen nga çështja e presidencës së Vjosa Osmanit, duke thënë se “e vetmja gjë e re” është kalimi...

Më shumëDetails

Vjosa paraqitet krahë Lumirit- Kurti njofton për një aderim të ri në VV

Vjosa paraqitet krahë Lumirit- Kurti njofton për një aderim të ri në VV
10/05/2026 - 21:24

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton se Krenare Çerkini, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputete. Kurti në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rast i rëndë: Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në Pejë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë