Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

20/10/2026 - 22:36
në Lajme
A A
Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke theksuar se duhet të respektohen integriteti dhe pavarësia e procedurave gjyqësore.

Duke raportuar për zhvillimet në Kosovë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Due ka kritikuar edhe Policinë e Kosovës për mosndarjen e informatave me Kombet e Bashkuara gjatë protestave që u mbajtën pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, më 16 shtator.

Ai ka vlerësuar se Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë 21 ditëve të protestave, por ka thënë se koordinimi dhe shkëmbimi i informatave me OKB-në kanë qenë joadekuate, ndonëse këto informata janë ndarë me vendet partnere ndërkombëtare.

“Pas periudhës së 16 shtatorit, aktgjykimi i Dhomave të Specializuara dënoi Thaçin dhe tre ish-komandantë për krime lufte, por jo për krime kundër njerëzimit. Demonstratat gjetiu pasuan këtë aktgjykim, shumica prej të cilave mbetën paqësore. Përgjithësisht, Policia e Kosovës është sjellë në mënyrë paqësore gjatë këtyre 21 ditëve të protestave. Koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate, por jo edhe me vendet ndërkombëtare. I kam ngritur këto çështje në Prishtinë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kuvendi miratoi ndryshime, duke kufizuar kompetencat e Speciales. E riktheksojmë brengosena e BE-së… Të pandehurit kanë të drejtën e apelit… integriteti dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore duhet të respektohen, dhe çdo veprim legjislativ duhet të jetë në përputhje me obligimet ligjore dhe ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Due.

Shefi i UNMIK-ut ka bërë të ditur se një aktgjykim tjetër lidhur me administrimin e drejtësisë është caktuar për 17 nëntor. Sipas tij, këto zhvillime po ndodhin në një kohë kur tensionet vazhdojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe narrativat përçarëse nga e kaluara mbeten të pranishme.

Në raportin e tij, Due ka kërkuar gjithashtu bashkëpunim të plotë nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Ai ka theksuar se gjatë gjashtë muajve të fundit janë shënuar tensione të larta në Kosovë dhe në rajon.

Ndonëse zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë i ka vlerësuar si paqësore, Due ka thënë se pasiguria politike dhe retorika nxitëse kanë vazhduar edhe pas tyre.

Ai ka ngritur shqetësime edhe për incidentet që lidhen me rrënimet dhe dëbimet, veçanërisht në veri të Kosovës, duke vlerësuar se ato kanë ndikuar në të drejtat pronësore dhe mund të kenë pasoja socio-ekonomike për komunitetet lokale dhe bizneset.

Në raportin e tij, Due ka përmendur edhe riintegrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe pretendimet për keqtrajtim të serbëve nga Policia e Kosovës, pas veprimeve të autoriteteve ligjzbatuese më 28 qershor në Gazimestan. Ai ka bërë të ditur se Inspektorati Policor ka hapur hetimet lidhur me këto pretendime.

Sipas tij, institucionet shëndetësore dhe arsimore të udhëhequra nga Serbia, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, vazhdojnë të përballen me sfida që, sipas raportit, burojnë nga veprimet e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato që lidhen me organizimin e pelegrinazheve.

“Nëse i marrim individualisht, disa prej këtyre zhvillimeve mund të duken të lokalizuara dhe administrative, por, të marra së bashku, përforcojnë perceptimin e pasigurisë dhe të trajtimit të pabarabartë të serbëve të Kosovës, duke ndikuar në karakterin shumëetnik të Kosovës”, ka thënë Due.

Ai e ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente të Kosovës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e rifillimit të progresit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përkushtimi i vërtetë nga të dyja palët është i domosdoshëm për të arritur progres të dukshëm. I vlerësoj përpjekjet e vazhdueshme të BE-së. I inkurajoj t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, të formojnë Asociacionin dhe të ndërmarrin hapat për uljen e tensioneve”, ka deklaruar ai.

Në fund, shefi i UNMIK-ut ka folur edhe për çështjen e personave të pagjetur, duke bërë të ditur se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, me mbështetjen edhe të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Due, aktualisht 1 mijë e 577 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun
20/10/2026 - 21:58

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së. Spahiu tha se me Vlora Çitakun e ka një lidhje familjare, por ishte aq e largët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë