Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërohet padi ndaj Kurtit, Bislimit e Haxhiut nga familja e Faton Hajrizit

16/10/2024 - 16:35
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e të vrarit në Serbi, Faton Hajrizi, ka njoftuar se do t’i dorëzojë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore ndaj zyrtarëve publikë që kanë përdorur gjuhë ofenduese dhe urrejtjeje ndaj tij.

Gjini ka thënë se do t’i padisë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.

“Nesër (e enjten) në pallatin e drejtësisë do t’i dorëzojmë paditë dhe kallëzimet penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve publikë të cilët kanë përdorur ofendime dhe gjuhë urrejtje për Faton Hajrizin, me shprehje si ‘kriminel, e pikërisht fjala kriminel na ka shtyrë t’i procedojmë paditë për shpifje dhe ofendim. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kryeministri po ashtu, deputeti Arbër Rexha e po ashtu ministrja e Drejtësisë, kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajrizi”, ka thënë avokati Gjini për Kohën.

Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

Trupi i tij është kthyer në Kosovë më 9 gusht, e dy ditë më vonë është varrosur në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Kryeministri Albin Kurti pati bërë thirrje që Hajrizi të mos shihej si hero, duke i ftuar qytetarët të mos bien pre “e euforisë dhe romantizimit”.

E, zv.kryeministri Besnik Bislimi pati thënë se Hajrizi ishte person i dënuar për vepra penale dhe vendin e ka në burg.

JU REKOMANDOJMË

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë i virusit ‘Ethet e Nilit’ në Kosovë
07/08/2026 - 19:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) për këtë vit në Kosovë....

Më shumëDetails

PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës

PDK: Kurti e vendosi vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Kosovës
07/08/2026 - 18:57

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për shkeljen e radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga...

Më shumëDetails

Çitaku: Imagjinoni sikur Kurti të kishte vendosur për UÇK’në e pavarësinë, fatmirësisht në çastet vendimtare Kosova e kishte Hashim Thaçin

Çitaku me kritika për qeverinë Kurti: Pesë vite dobësim të marrëdhënieve me SHBA-në
07/08/2026 - 18:39

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se ‘‘fatmirësisht’’ në çastet vendimtare, Albin Kurti, nuk e ka udhëhequr vendin, por Hashim Thaçi. Çitaku ka thënë se...

Më shumëDetails

Cakolli: Avni Dehari shkeli Kushtetutën e cenoi rendin kushtetues, afati për seancë ishte sonte deri në 23:59

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
07/08/2026 - 18:05

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Avni Dehari me ftesën për seancë të shtunën ka shkelur Kushtetutën dhe ka cenuar rendin kushtetues. Sipas Cakollit, afati i fundit...

Më shumëDetails

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
07/08/2026 - 17:43

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 11:00. Vazhdimin e ka njoftuar Administrata e Kuvendit të Kosovës.

Më shumëDetails

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë

Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
07/08/2026 - 17:34

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, ka thënë se i kanë 62 vota dhe se mund ta zgjedhin Kuvendin dhe Qeverinë e re menjëherë. Megjithatë ai ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë