Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagimet në Kosovë dhe Ligji për Specialen, përgjigjet Trendafilova: Askush s’mund t’u diktojë gjykatësve si ta interpretojnë e zbatojnë ligjin

20/10/2026 - 10:29
në Lajme
A A
Trendafilova: Prokuroria mund ta përfundojë rastin e krerëve të UÇK-së në fillim të prillit 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka dalë me një video ku flet për pavarësinë e gjykatës, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave, si dhe “përkushtimin e palëkundur” ndaj sundimit të ligjit të këtij institucioni.

Deklarata e Trendafiloves vjen pas ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosovës pas vendimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, si dhe kritikave të shumta e protestave me të cilat u përball ky aktgjykim, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se gjykata është përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe punën e saj, duke potencuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur dhe se gjyqtarët e saj janë persona me integritet, të cilët vijnë nga shtetet e Bashkimit Europian dhe ato kontribuuese.

“Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht”.

Trendafilova tha gjithashtu se mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore kryhet përmes procesit të ankesave, përfshirë panelet e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Panelin e Gjykatës Supreme.

“Të pandehurit gjithashtu mund t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër aktgjykimesh, kanë pasur sukses”.

Gjyqtarja bullgarie tha se derisa kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që “askush të mos mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”.

“Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike”.

Fjala e saj e plotë:

Dhomat e Specializuara janë përballur me dezinformata lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e tyre. Gjithashtu, ka pasur përpjekje për të penguar rrjedhën e drejtësisë, të cilat kanë çuar në dënime dhe pranime të fajësisë për frikësimin e dëshmitarëve para gjykatës.

Dhomat e Specializuara janë një institucion gjyqësor me mandat të përcaktuar përmes një shkëmbimi letrash, Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykata është e përqendruar në sigurimin e procedurave penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase, duke siguruar njëkohësisht mbrojtje të fuqishme për dëshmitarët dhe viktimat.

Në kundërshtim me dezinformatat për gjykatën, të cilat vazhdojnë të përhapen, Dhomat e Specializuara garantojnë të drejtat për gjykim të drejtë të të akuzuarve, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtarisht. Gjykatësit e emëruar në Dhomat e Specializuara janë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtetet kontribuuese. Për t’u kualifikuar si gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ata duhet të jenë persona me karakter të lartë moral, paanshmëri dhe integritet, të cilët zotërojnë kualifikimet e kërkuara në shtetet e tyre për emërim në postet më të larta gjyqësore.

Siç përcaktohet në betimin e tyre gjyqësor, gjykatësit i ushtrojnë detyrat e tyre gjyqësore në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të ndërgjegjshme, duke i shërbyer çështjes së drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Gjykatësit zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e saj gjyqësore. Gjykatësit i zhvillojnë procedurat në një mënyrë që i mbron këto të drejta në çdo hap të procesit gjyqësor.

Mbikëqyrja e vendimeve gjyqësore kryhet përmes procesit të ankesave, përfshirë panelet e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Panelin e Gjykatës Supreme. Të pandehurit gjithashtu mund t’i drejtohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Vlen të theksohet se të pandehurit i kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe, në një numër aktgjykimesh, kanë pasur sukses.

Ndërsa kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, sundimi i ligjit kërkon që askush të mos mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin. Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara e ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikime apo ndërhyrje politike.

Dhomat e Specializuara mbeten të palëkundura në përkushtimin e tyre për të respektuar standardet më të larta ndërkombëtare, ndërsa vazhdojnë punën e besuar atyre në mënyrë të pavarur nga çdo presion i jashtëm, me pritshmërinë që të gjithë aktorët e përfshirë t’i përmbushin detyrimet e tyre përkatëse për të siguruar respektimin e sundimit të ligjit.

JU REKOMANDOJMË

Drejtori i një shkolle në Kosovë ka denoncuar një rast vjedhjeje në zyrën e tij

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
20/10/2026 - 10:22

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, drejtori i një shkolle ka raportuar se në zyrën e tij mungon një...

Më shumëDetails

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”
20/10/2026 - 10:05

Veriu.info më 16 tetor ka raportuar ekskluzivisht për Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në “Spitali Amerikan 2” (American Hospital Kosova II) në Graçanicë, ku një foshnje e sapolindur...

Më shumëDetails

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit
20/10/2026 - 09:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell. Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e...

Më shumëDetails

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?

Protesta, dhunë, shtetrrethim: Pse po rebelohet rinia e Europës?
20/10/2026 - 09:37

Karburant, ushqime të shtrenjta, qira të larta: Në Evropë po rritet kundërshtimi ndaj kostove gjithnjë e më të larta të jetesës dhe shkurtimeve në shkolla e universitete. Protestat...

Më shumëDetails

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
20/10/2026 - 09:20

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të cilat sipas tij, përballen qytetarët e Kosovës. Tahiri në një postim në Facebook shkruan...

Më shumëDetails

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
20/10/2026 - 09:05

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, duke deklaruar se, sipas tij, ato po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    492 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë