Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

O’Brien: Asociacioni hap i rëndësishëm, të bëhet progres edhe para formimit të tij

21/10/2024 - 10:42
në Lajme
A A
O’Brien: Asociacioni hap i rëndësishëm, të bëhet progres edhe para formimit të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se dëshiron që të respektohen të gjitha marrëveshjet dhe dispozitat e tyre të arritura gjatë dialogut Kosovë-Serbi.Sipas tij më e rëndësishmja është që serbët në Kosovë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë.

Sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zyrtari i lartë amerikan tha për RTS-në se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet dhe sipas tij, “në këtë kuptim drafti i Statutit duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, por edhe të ketë një diskutim më të gjerë në mënyrë që serbët në Kosovë të mund të integrohen si në jug ashtu edhe në veri”.” Asociacioni është një hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të bëhet progres edhe para se të formohet Asociacioni. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat dhe fëmijët dhe ne punojmë për të gjitha këto në të njëjtën kohë. Detyrimet kanë ekzistuar që nga viti 2015, kur e para (marrëveshja) është nënshkruar, nuk mund të premtoj një afat, por gjëja më e rëndësishme është që serbët të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”, tha O’Brien, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se SHBA-ja nuk është vendi ku zhvillohet biseda mes dy palëve, por se siç theksoi ai është shumë aktive në terren.“Është e rëndësishme të mbrohen qytetarët e të gjitha kombësive”, tha ai.

O’Brien theksoi se qëllimi është që të diskutohen çështje praktike – si të përshpejtohet qarkullimi i mallrave, prandaj është në interesin e të gjithëve që të hapen vendkalimet kufitare dhe lënda e parë nga Serbia qendrore të hyjë në Kosovë për të vazhduar prodhimin.“Hapja e vendkalimit është një sukses. Shumë trafik është drejtuar në vendkalim”, tha zyrtari amerikan.

James O’Brien bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë sot në Prishtinë.Sipas raportimeve të Gazetës Express, ata do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

O’Brien dhe Eichhorst dje ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë