Me zërin e saj të artë, Ganimete Asllani, sjell këngë kushtuar komandantit Gani Imeri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i komandantit Gani Imeri, Arian Imeri.
Më poshtë gjeni statusin e plotë dhe këngën e plotë:
Miqtë e mi, po e shpërndaj me ju këtë projekt muzikor kushtuar legjendës tonë Komandant Gani Imerit.
Me ide dhe tekst të zonjës së artë Bediha Emini e cila kontribon dhe shquhet për projektet e tilla kushtuar herojve tanë, e me zërin e artë të këngëtares së mirënjohur shqiptare znj. Ganimete Asllani dhe kompozim të Driton Fazliut e Muhamet Selimit,
Ju faleminderit shumë të gjithë juve, e mirënjohje të thellë!
Për heronjët do të këndohet gjithmonë e një ndër ta është edhe babi im.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Gani Imeri!