Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Gjykata merr vendimin e radhës për Naim Murselin

24/10/2024 - 17:25
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Gjykata merr vendimin e radhës për Naim Murselin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për nga dy muaj të tjerë masën e paraburgimit Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Tre të dyshuarve, masa e paraburgimit iu vazhdua deri më 24 dhjetor 2024.

“Ju njoftojmë se me datë 24.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P dhe K.K. Të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do ju zgjasë deri me datë 24.12.2024”, konfirmoi Gashi.

Fillimisht, tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

Ndryshe, për të dyshuarin e katërt, T.D, Gjykata Supreme kishte marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e linin në paraburgim.

Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.

Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D.

JU REKOMANDOJMË

Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet

Banka e Shqipërisë siguron qytetarët: Dëmtimi i disa degëve nuk përbën rrezik për kursimet
19/10/2026 - 17:15

Dëmtimi i disa degëve të bankave që operojnë në Tiranë nuk përbëjnë rrezik për kursimet e qytetarëve.Banka e Shqipërisë ka reaguar duke theksuar se kufizimet e përkohshme të...

Më shumëDetails

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals
19/10/2026 - 16:51

Një aksion simbolik dhe me doza të forta ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore në Tiranë.Një grup...

Më shumëDetails

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
19/10/2026 - 16:41

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të...

Më shumëDetails

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë
19/10/2026 - 16:25

Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në Tiranë. Në zonën...

Më shumëDetails

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
19/10/2026 - 15:59

Një ndalesë policore në orët e vona të së dielës në Prishtinë është kthyer në një incident të pazakontë, pasi pasagjeri i një veture Audi A3 ka tentuar...

Më shumëDetails

Pushteti i PDK-së në Ferizaj ia dha jashtëligjshëm tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça- ia llogaritin fitimin në vetëm 249 mijë euro

Pushteti i PDK-së në Ferizaj ia dha jashtëligjshëm tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça- ia llogaritin fitimin në vetëm 249 mijë euro
19/10/2026 - 15:50

Komuna e Ferizajt ia dha biznesmenit Nazmi Viça tri kate shtesë si kompensim për tokën e shfrytëzuar për ndërtimin e nënkalimit, por Ministria e Mjedisit e shpalli vendimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    486 Shpërndaje
    Shpërndaje 194 Tweet 122
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë