Policia e Kosovës ka bërë kontrollin e një shtëpie në Zveqan, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me pesë fishekë si dhe një pushkë me gjashtë fishekë.
Kontrolli ka ndodhur pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar posedon armë pa leje.
Pas përfundimit të kontrollit të shtëpisë, i dyshuari është arrestuar.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.