Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çmimet e papërballueshme për qytetarët, Kaçaniku: Qeveria po merret me popullizëm e mashtrime

27/10/2024 - 16:36
në Ekonomi
A A
Çmimet e papërballueshme për qytetarët, Kaçaniku: Qeveria po merret me popullizëm e mashtrime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e çmimeve të produkteve bazike ka vazhduar të jetë e dukshme, sidomos gjatë muajve të fundit. Çmimet e produkteve si buka, qumështi, vezët dhe mishrat kanë pësuar rritje prej 20-50% në disa raste.

Kurse energjia elektrike dhe karburantet kanë pësuar rritje të konsiderueshme në disa raste duke tejkaluar 30%.

Për krejt këtë situatë kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, tha për EO se qeveria nuk e njeh qytetarin konsumator dhe nuk bënë politika të favorshme për të.

Kaçaniku shtoi se mbi 90 për qind vendi ynë importon produkte dhe se asnjë premtim nuk është zbatuar që importi të zëvendësohet me prodhime vendëse.

“Kur të nis nuk ka të ndalur, arsyet janë të shumta, por që ne kryesisht bazohemi në ndikimin e tregut global, janë ndikimin e krizave dihet botërisht që Republika e Kosovës është importuese e madhe shumë pak prodhojmë mbi 90 për qind importojmë, së bashku me importet i importojmë edhe çmimet e ngritura dhe inflacionit. Brenda vetës ne nuk kemi ende potencial as kapacitet që të mbrohemi nga inflacioni i importuar, ne vetëm duhet të presim kur të ndalet por tek ne nuk do të ndalet kurrë. Qeveria nuk mund të ndërmarrë asgjë nëse nuk ka platformë, shtylla e parë që i mungon Qeverisë është njohja qytetarja e konsumator dhe bërja e politikave të favorshme për qytetarët konsumatorë”.

“Nevoja para konsumit është elementi kryesore e socio-ekonomike dhe pa nevojë nuk ka prodhim, arsyeja tjetër është sepse ne nuk kemi strategji të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik, prandaj nuk kemi ku të bazohemi. Asnjë propozim dhe as një premtim nga 99-ta e këndej nuk është marrë parasysh dhe nuk janë zbatuar. E kam fjalën për prodhimet e importuara do të zëvendësohen me prodhimet vendore. Jo që Kosova nuk ka dituri, por sikur dikush qëllimisht e pengonte, do ta thirrja Qeverinë që së bashkë me tregtinë të bëjnë një marrëveshje që të paktën mos ta injoroj prodhimin vendor. Dikush qëllimisht e injoron prodhimin vendor sepse nuk ka përfitime të mëdha aty, por më shumë ka përfitime te prodhimet e importit. Pastaj aty bëhen disa marrëveshje që Qeveria nuk i njeh, ndërsa ne si qytetarë ne i njohim sepse po ballafaqohemi me to çdo ditë të cilat Qeveria nuk i sheh”.

Për qeverinë, Kaçaniku ka potencuar se më shumë po merret me popullizëm dhe gjithë kjo, sipas tij, është bërë për vota.

Siç theksoi ai, niveli qendror ka mashtruar qytetarët “kinse me rritje të pensioneve”, por në fakt qytetari ka kontribuar si taksa pagues i buxhetit të shtetit.

“Për këtë vendim, qeveria nuk ka mandat të caktojë reciprocitete, e të merret me popullizëm, me politizime por ka mandatin të bëjë politika të mira. Dhe politika e mirë ka të bëjë me njohjen e qytetarit konsumator dhe këtë nuk e ka bërë, kemi pasur ligje të mira të cilat kjo qeveri por edhe të tjerat kanë qenë dashur t’i zbatojnë, janë marrë me popullizma, dhe kjo po bëhet për vota”.

“Asnjë legjislaturë qeveritare nuk ka bërë asgjë për qytetarin konsumator, asnjëra, sepse nuk e njohin qytetarin konsumatorë, njëherë është taksa pagues si i tillë është zgjerues kryesor i buxhetit të shtetit, pra po financojmë shtetin, qeverinë dhe ia japim në mirëbesim që ta menaxhojnë. Ky buxhet, qeveria nuk e njeh qytetarin konsumator në asnjë trajtë tjetër, na mashtroi edhe me ngritje të pensioneve, kinse dikush po jep nga buxheti i tij”, potencoi Kaçaniku.

“Të gjitha taksat i kanë marrë ose prodhuesit ose tregjet tjera, por qytetari konsumator nuk e ka shijuar, ne shumë shtrenjtë po na kushton kjo klasë politike. Ne nga të gjitha anët jemi të rrethuar nga ata që vetëm duan të kapin të zhvatin dhe ne jemi në shtetin tonë kemi mbetur si fëmijë vonjak”.

Edhe qytetarët mendojnë që krahas pagave në Kosovë, çmimet e produkteve janë të papërballueshme për ta. Xhafer Berisha tha se krahas premtimeve të dhëna nga qeveria, nuk është bërë asgjë për realizimin e kërkesave të qytetarëve.

“Çmimet kanë shkuar astronomike, sipas premtimeve që ka dhënë kjo qeveri nuk i ka mbajtur premtimet, çmimet kanë shkuar shumë lartë, kurse pagat janë dobëta. Këtu çmimet janë katastrofale dhe të papërballueshme, por po duhet disi me ia dalë sidomos shtresa të cilat kanë problemet financiare, shpresojmë që kjo qeveria në ardhje do të merret me hallet e qytetarëve të cilët janë të papërballueshme dhe nuk janë as reale as njerëzore krahas premtimeve të dhëna, e shumë dikastere të tjera kanë ngecur të cilat çmimet kanë shkuar kurse pagat nuk janë askund”.

“Kërkesa e Kurtit është që t’i përmbush premtimet e dhëna. Nuk janë askund ato premtime krahas me çmimet ekzistuese. Qytetari po i vuan këto çmime dhe këto standarde që i kemi katastrofale”, ka thënë Berisha.

Muharrem Hoxha ka deklaruar se çmimet janë të papërballueshëm e sidomos për pensionistët që nuk kanë të ardhur tjetër përpos 120 eurove.

“Çmimet nuk ka nevojë me pyet sepse po e dimë se sa po përballohet, sidomos ata që kanë mbetur me pension të pleqërisë 120 euro, çka me bë me ta nuk i dalin as më barna e jo për gjëra të tjera. Të gjitha po i bëjnë për me marrë vota, duhet të rrisin pagat, pastaj edhe blerja dhe prodhimi bëhet më e madhe, për ata edhe po ikin njerëzit, unë i kam katër fëmijët në perëndim. Djalin e kam me magjistër dhe arsimtar por ka ikë jashtë vendit”.

Edhe Fatmir Berisha tha se të ardhurat janë të pakënaqshme, krahasuar me shtrenjtimin e vazhdueshëm çmimeve.

“Rritje të çmimeve sa të duash por të përballueshme aspak. Tregu i lirë i dikton këto, janë të pa përballueshme sepse jeta shumë e shtrenjtë të ardhurat jo të kënaqshme. Kishte me qenë mirë që të ardhurat të rriten dhe çmimet të zvogëlohen. Si pensionist jam deri diku i kënaqur me këtë qeveri.”

JU REKOMANDOJMË

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik
11/09/2026 - 18:52

Në një nga lokacionet më të veçanta dhe më atraktive të Vushtrrisë, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vargut të komplekseve të Ariani Company së shpejti do t’i shtohet...

Më shumëDetails

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
10/09/2026 - 12:54

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto,...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
10/09/2026 - 12:17

Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e...

Më shumëDetails

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
09/09/2026 - 15:58

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madheshpërblyese. Në këtë javë janë shpallur...

Më shumëDetails

KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë

KosovaMed viziton kompaninë e famshme botërore në Holandë
09/09/2026 - 12:17

Ekipi i KosovaMed qëndroi në Tilburg, Holandë, për një vizitë profesionale dhe trajnim të specializuar në FUJIFILM Europe BV, të fokusuar në fushën e ultrazërit dhe teknologjive bashkëkohore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zbulohet 10-shja e parë e Big Brother VIP Kosova?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë