Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritje e shpejtë e tregut të automjeteve të reja

27/10/2024 - 16:45
në Ekonomi
A A
Rritje e shpejtë e tregut të automjeteve të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndonëse tregu i automjeteve të reja mbetet tepër i ulët në vend, shitjet e makinave me zero kilometrazh kanë shënuar rritje më të shpejtë në raport me totalin në vitin 2023.

Koncesionarët e mjeteve kanë arritur që të zgjerojnë ndjeshëm shitjet në vitin 2023 për të dytin vit radhazi, nëpërmjet kanalizimit të mjeteve të reja përmes tyre, të nxitura dhe nga turizmi. Ndikim ka dhënë dhe shtrenjtimi i automjeteve, një tendencë globale kjo.

Pjesa më e madhe e shoqërive kanë shënuar rritje dyshifrore të të ardhurave.

Operatorët pohojnë në raportet e aktivitetit se nga njëra anë, konkurrenca është shtuar dhe nga ana tjetër, po përballen me rritjen e çmimeve të shërbimeve për realizimin e shitjeve, çka u ka shtuar kostot.

Në anën tjetër, tregu është nxitur nga turizmi, që ka shtuar kërkesën për automjete të reja nga shoqëritë që i japin me qira, dhe ato të taksive. Këto të fundit janë zgjeruar ndjeshëm së fundmi, duke investuar në flota elektrike.

Sipas të dhënave nga DPSHTRR, regjistrimet e automjeteve në total u rritën ndjeshëm. Në vitin 2023 u regjistruan për herë të parë 78,157 automjete, ose 30% më shumë nga viti i mëparshëm. Nga këto 66 mijë ishin autovetura, me rritje 33% nga 2022.

Tregu vijon të dominohet nga automjetet e vjetra. Nga 66 mijë autovetura të importuara, vetëm 11% e tyre kishin një vit prodhimi 0-4 vjet. Gati 79% e autoveturave të regjistruara për herë të parë në 2023 kishin një vit prodhimi mbi 9 vjet.

Nga totali i autoveturave të regjistruara, vendin e parë e zë “Volkswagen”, me 24.6%, e ndjekur nga “Mercedes Benz” me 17% dhe “Audi”, me 12.5%.

Të rejat vs. të vjetrat

Në vitin 2023 u regjistruan për herë të parë 9635 mjete të reja, me rritje prej 45% në krahasim me vitin e mëparshëm. Pesha e mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë arriti në 12.3% të totalit, nga 11% që ishte vitin e mëparshëm. Të dhënat bëhen të ditura në databazën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Edhe koncesionarët kanë zgjeruar tregun, ndonëse me ritme më të ulëta se hyrjet e mjeteve të reja, një tregues se ka pasur një rritje të importeve direkte të makinave me kilometrazh zero. Në vitin 2023, përmes koncesionarëve janë regjistruar 17 mijë mjete, me rritje 28% me bazë vjetore. Pesha e shitjeve që realizohet nga koncesionarët zbriti në 21.7%, nga 22% që ishte vitin e mëparshëm.

“Porsche Albania” ka vijuar rritjen e shpejtë dyshifrore për të dytin vit radhazi, duke u ngjitur në 2023 në vend të parë, si operatori më i madh i tregtimit të automjeteve. Të ardhurat e saj u rritën me 53%, në 4.6 miliardë lekë. Sipas të dhënave të detajuara në bilanc, 90% e të ardhurave vijnë nga tregtimi i automjeteve të reja. Po rreth 90% e qarkullimit është gjeneruar nga automjetet e pasagjerëve dhe pjesa tjetër nga automjetet e punës.

“Albanian Motor Company” ka zbritur në shoqërinë e dytë më të madhe të tregtimit të automjeteve në vend, pasi në vitin 2022 ishte ngjitur në vend të parë. Të ardhurat arritën në 4 miliardë lekë, me rritje rreth 7%.

“Mektrin Motor” realizoi të ardhura prej 3.8 miliardë lekësh, me rritje 24% me bazë vjetore, duke mbajtur vendin e tretë. Sipas raportit të aktivitetit, ndikimin kryesor në të ardhurat e ka sjellë: Rënia e të ardhurave nga shitja e pjesëve të këmbimit;

Rritja e të ardhurave nga shitja e automjeteve; Rënia e të ardhurave nga shërbimet; Rritja e shpenzimeve për paga, amortizimeve, të tjera operacionale dhe e interesave financiare. Shitjet e automjeteve kanë sjellë 87% të të ardhurave, pjesa tjetër ka ardhur nga pjesët e këmbimit dhe riparime e mirëmbajtje.

“Autostar Albania” raportoi të ardhura prej 3.1 miliardë lekësh, me rritje gati 30% me bazë vjetore, pas tkurrjes së lehtë vitin e mëparshëm. Sipas të dhënave në bilanc, rreth 61% e të ardhurave ishte nga shitja e automjeteve të reja dhe pjesa tjetër, nga shërbimet, pjesët e këmbimit dhe qiradhënia.

“Kadiu” ka rritur të ardhurat me 14.6%, në 3 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit “edhe gjatë këtij viti është bërë një punë e mirë menaxheriale në rritjen e numrit të klientëve, duke marrë parasysh edhe konkurrencën me të cilën përballet ky sektor.

Gjatë vitit 2023, shoqëria ‘Kadiu’ SH.A. ka vazhduar të rrisë edhe shitjet duke bërë që personeli të shënojë një rritje të numrit të punonjësve në 313, në krahasim me 288 të vitit të kaluar”.

“Auto-Pasion” kishte aktivitet me rritje 21.5%, me të ardhura prej 2.9 miliardë lekësh. Kompania pohon në raportin vjetor se “gjatë vitit 2023 kemi rritje me afro 10% të numrit të klientëve, në krahasim me 2022”.

“Auto Master” raportoi të ardhura prej 1.74 miliardë lekësh, me zgjerim prej 40% me bazë vjetore. Sipas burimeve nga kompania, gati 80% e të ardhurave ishin nga shitja e makinave të reja.

Rritja e shpejtë në 2023 është nxitur kryesisht nga zhvillimi i tregut të makinave me qira afatshkurtër, e ndikuar nga ecuria e mirë e sektorit të turizmit./MONITOR

JU REKOMANDOJMË

Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Ekonomi

Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë

06/07/2025 - 18:15
Mirë se vini mërgimtarë, Ariani Company ka oferta të veçanta për ju
Artikull i sponsorizuar

Mirë se vini mërgimtarë, Ariani Company ka oferta të veçanta për ju

06/07/2025 - 10:45
DHTIK: Bizneset po mbyllen – importi po rritet ndjeshëm nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut
Ekonomi

DHTIK: Bizneset po mbyllen – importi po rritet ndjeshëm nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

04/07/2025 - 21:35
Kurti: Janë garantuar 1 mijë kredi, për 1 mijë biznese
Ekonomi

Kurti: Pas më shumë se katër dekada, ‘Kosova B’ zgjohet me 56 milionë euro

29/06/2025 - 16:38
AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre
Ekonomi

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

28/06/2025 - 13:35
Gjermania në borxhe rekorde
Ekonomi

Gjermania në borxhe rekorde

26/06/2025 - 10:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë