Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dosja sekrete” e punës së Gani Jakupit, kë e takoi e si iu paguan ekstra udhëtimet e hotelet

31/10/2024 - 11:33
në Lajme
A A
“Dosja sekrete” e punës së Gani Jakupit, kë e takoi e si iu paguan ekstra udhëtimet e hotelet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Ambasadës së Kosovës në Bruksel për ta angazhuar Gani Jakupin si konsulent të jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike në këmbim të një page mujore prej 7 mijë e 500 eurove kishte nxitur një debat mjaft të madh në media e rrjete sociale. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në fillim kishte refuzuar të publikonte kontratën e Jakupit, kontratë e cila do t’i siguronte këtij të fundit 90 mijë euro dhe benefite të tjera shtesë.

Gazeta Express pas një beteje gati dy mujore me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka arritur që të sigurojë raportin financiar dhe raportin e punës të Gani Jakupit përmes ndihmës së Agjencisë Kosovare për Informim dhe Privatësi, duke qenë se ministrja Donika Gërvalla e kishte klasifikuar si “konfidenciale” dosjen e punës së Gani Jakupit dhe ministria që ajo drejton fillimisht kishte refuzuar ofrimin e qasjes.

Në raportin financiar të Gani Jakupit, përveç pagesës mujore që ka marrë prej 7 mijë e 500 eurove, figurojnë edhe 10 mijë e 88 euro të tjera, të cila kanë shkuar për udhëtimet, akomodimin dhe drekat e Gani Jakupit.

Vetëm për bileta udhëtimit, MPJD ka rimbursuar Gani Jakupin në vlerë prej 5 mijë e 401 euro e 52 centë. Për dreka 1 mijë e 580 euro e 6 centë dhe për akomodim 3 mijë e 42 euro e 6 centë. Ndërkohë në raportin financiar figurojnë edhe 64 euro e 12 centë tek shpenzimet e klasifikuara si të tjera.

Gazeta Express ka siguruar edhe raportin e punës të Gani Jakupit, të cilin fillimisht MPJD ka refuzuar të ofrojë qasje me arsyetimin se publikimi i informacioneve që lidhen me punën lobuese të Jakupit e rrezikojnë gjithë procesin dhe thellimin e mëtejmë të raporteve me zyrtarë e figura të shteteve në të cilat Jakupi ka vendosur kontakte.

Pas ankesës së Gazetës Express, Agjencia për Informim dhe Privatësi e Republikës së Kosovës kishte urdhëruar MPJD-në që deklasifikojë raportin e punës së Gani Jakupit dhe të japë qasje në të njëjtin për Gazetën Express. Ministria që drejton Gërvalla pas disa orvatjeve të shumta dhe përpjekjeve për të minimizuar sasinë e informacionit që do të jepnin, kanë dorëzuar raportin e punës së Gani Jakupit, fillimisht në AIP dhe më pas AIP e ka përcjellë tek Gazeta Express. Raporti i punës së Gani Jakupit i është nënshtruar një procesi të anonimizimit, dhe në të gjithë dokumentacionin e ofruar, në shumicën e dokumentacionit shihen vetëm kryeqendrat ku Jakupi ka zhvilluar takime, por jo edhe personat me të cilët ka biseduar. Gjithashtu është anonimizuar një pjesë e madhe e raporteve narrative të Jakupit që i ka dhënë në raportimet e tij mujore për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Gani Jakupi takimin e parë të tij në kapacitetet e konsulentit të jashtëm e kishte zhvilluar në Bruksel më datën 7 korrik, e që sipas informacioneve gjysmake që shihen në dokument, lidhet me aspekte kulturore e edukative në shtetit belg.

Më 10 korrik, Gani Jakupi ka raportuar një udhëtim tjetër në Madrid, ku sipas asaj që shkruan në raport, ka takuar ndonjë zyrtar në Spanjë që merret me aspekte kulturore. Jakupi në raport shkruan se “kuptueshëm s’mund të pritet ndonjë bashkëpunim i drejtpërdrejtë me një institucion të madhësisë së…”, duke vënë në pah problemin e mosnjohjes së Kosovës nga Spanja.

Në të njëjtën ditë, Gani Jakupi, tregon edhe për një takim që ka pasur me një gazetar në Madrid, megjithatë MPJD ka anonimizuar emrin dhe përmbajtjen e këtij takimi.

Më 17 korrik në Paris, Jakupi ka raportuar se është takuar me një korrespondente të një televizioni, që më herët ka qenë ish-korrespondente në Pekin dhe Shangahi. Kjo korrespondente, siç shkruan Jakupi ka mundësi reale për të ndërlidhur vetë Jakupin me persona me influencë.

Po me atë datë në Paris, konsulenti i jashtëm i Ambasadës së Kosovës në Bruksel raporton për takimin me ambasadorin e Kosovës në Francë, Mehdi Halimin.

Në një restorant në Paris, në mbrëmjen e 17 korrikut, Jakupi tregon se është takuar me një kineaste japoneze.

Më 18 korrik, Gani Jakupi udhëton drejt Strasburgut për t’u takuar me përfaqësuesit diplomatik të Kosovës në konsullatë, Lulzim Hisenin dhe Bardha Etemin.

Po në të njëjtën ditë, Jakupi raporton një takim tjetër në Strasburg, takim i cili ka të bëjë me organizimin e një eventi me artistë nga Spanja, Italia, Franca e Portugalia.

Më 18 korrik, Gani Jakupi kthehet në Paris për t’u takuar me një drejtues galerie. Sipas konsulentit kosovar, vlen të mbahen kontaktet me këtë person, meqë mundëson promovimin e artistëve kosovarë në shtete të tjera.

Më 19 korrik 2023 Jakupi tregon për një takim që ka pasur me një person në qytetin e Blois të Francës, me të cilin ka biseduar rreth mundësisë së bashkëpunimit në fushën e artit pamor dhe narracionit grafik. Jakupi në raportin e tij narrativ tregon edhe për idenë e këtij personi që t’i sugjerojë kryetarit të qytetit të Blois, binjakëzimin me qytetin e Prishtinës. Në të njëjtën ditë, Jakupi tregon se në Paris është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të cilin thotë se e ka njoftuar me punën e bërë.

Tetë ditë pas këtij takimi me Konjufcën, Jakupi tregon se ka udhëtuar drejt Barcelonës për t’u takuar fillimisht me një autore e cila ka njohuri për luftën ne Kroaci. Më 28 korrik 2023, Jakupi tregon për një udhëtim 28 kilometra larg Barcelonës, në qytetin Vilasar De Mar, për t’u takuar me një gazetar të një të përditshmeje kryesore në Barcelonë, i cili është edhe një prej kritikëve më të rëndësishëm. Ky gazetar, siç thotë Jakupi në raportin e tij narrativ, do të provojë të krijojë lidhje mes Jakupit dhe gazetarëve të tjerë të interesuar kryesisht për rajonin e Ballkanit dhe Kosovën.

Në gusht të vitit 2023, Jakupi tregon për një takim që ka zhvilluar në Bruksel me datën 3 gusht, me një person nga fusha e komunikimit, i cili siç tregon Jakupi, ka shfaqur gatishmëri për të ndihmuar krijimin e lidhjeve me njerëz të fushës.

Më  7 gusht, ai tregon edhe për një takim tjetër që ka pasur, megjithatë si rezultat i anonimizimit të dokumentacionit nga MPJD s’dihet kush është ky person.

Më 16 gusht në Bruksel, Gani Jakupi tregon për një takim tjetër me një person me të cilin tregon se kanë biseduar për mediat në gjuhën angleze.

Më 18 gusht, Jakupi tregon se ka takuar një person në një kompani në Paris që merret me fotografi.

Më 22 gusht në Paris, Gani Jakupi takon edhe një menaxhere të projekteve ndërkombëtare, me të cilën bisedon për artin dhe kulturën dhe tërheq vëmendjen se institucioni privat ku punon kjo zyrtare, s’bën financime të drejtpërdrejta të projekteve, por mund të jetë ndërmjetëse me institucione të tjera.

Më 23 gusht në Paris, Jakupi takon një person nga fusha e artit i cili ka shprehur interesim për Kosovën dhe idenfikimin e talenteve në Kosovë.  Po atë ditë, ai tregon për një takim tjetër, në të cilin ka biseduar rreth mundësisë së krijimit të një projekti televiziv rreth figurës dhe veprës së Ismail Kadaresë.

Në raportin narrativ, Jakupi tregon edhe për takimin që me datë 25 gusht 2023 ka pasur në Bruksel, me një person i cili është i famshëm në botë për karikaturat e tij. Ndonëse MPJD ka fshehur identitetin e këtij personi duke u thirrur në ruajtje të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së punës lobuese, vetë Jakupi s’është kujdesur për këtë pjesë dhe ka njoftuar për këtë takim në profilin e tij në ‘facebook”.

Përshkrimi që Jakupi bën në raportin e tij narrativ dërguar ambasadorit Bajramin, përkon me informacionet që ai jep në “facebook” për takimin me Philippe Gleuck, një aktor e karikaturist me famë botërore për karikaturat e tij “Le Chat”

“Philippe Geluck është një aktor, karikaturist, prezantues në radio dhe TV… dhe ndoshta shumë gjëra të tjera. Një nga artistët më pjellorë belgë, i cili u ngrit në famë botërore falë karikaturave të tij “Le Chat””, ka shkruar Jakupi në postimin e tij publik në “facebook”

Në shtator 2023, Gani Jakupi njofton për kthimin e tij në Prishtinë dhe një takim që e ka pasur për të biseduar rreh organizimit të “Kosovo 25”, ekspozitë që Jakupi thotë se e ka thelbësore të tregojë Kosovën e pasluftës.

Në raport, Gani Jakupi tregon edhe për një takim tjetër, që MPJD e ka anonimizuar pothuajse plotësisht. Megjithatë vetë Jakupi është kujdesur që të zbulojë atë në profilin e tij në “facebook” duke aprovuar etiketimin që Frederig Stormberg i ka bërë. Bëhet fjalë për një takim të zhvilluar në Brazil. Jakupi në raportin narrativ tregon se Brazil kishte arritur më 6 gusht, e ku i ishte dhënë mundësia të takohej edhe me “Dr. Stormbergun”, me të cilin thotë se ishin afruar shpejtë.

Takimet e datave nga 10 deri më 15 shtator, MPJD i ka anonimizuar pothuajse plotësisht dhe është e pamundur të nxirren detaje se me kë është takuar Jakupi dhe cila ka qenë përmbajtja e bisedave të këtyre takimeve.

Më 20 shtator, Jakupi tregon për një takim që ka pasur në Ambasadën e Kosovës në Paris me Shemsi Krasniqin, përfaqësues i Kosovës pranë Organizatës Ndërkombëtare për Frankofoni.

Më 27 shtator, Jakupi tregon për një takim që ka pasur më një person që ka realizuar fotografi gjithandej në regjionet ku ka pasur shqiptarë.

Po me këtë datë, Gani Jakupi zhvillon një takim me ambasadorin e Kosovës në Paris, Medi Halimi, me të cilin tregon se ka biseduar për një iniciativë për t’u takuar me një presidente.

Në këtë raport të punës, Gani Jakupi ka raportuar edhe për shkëmbime të e-mailave e bisedave telefonike. Në dokumentacionet e siguruara nga Gazeta Express përmes qasjes në dokumente publike, pothuajse 90 % e përmbajtjes së raportit të punës së Gani Jakupit nga janari 2024 deri në fund të mandatit të tij është e ananomizuar.

Gani Jakupi kontratën e tij me MPJD e kishte lidhur me datë 20 qershor 2023 dhe në pozitën e konsulentit të jashtëm do të angazhohej për një vit. Kontrata e tij ka përfunduar më 16 qershor 2024. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë