Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Kurti dështoi në dialog – ai pranoi një Republikë Srpska në Kosovë

01/11/2024 - 08:26
në Kryesore, Lajme
A A
Tahiri: Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për çështje të vogla
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KosovëShare Button Gazeta Blic Kryeministri Albin Kurti ka dështuar në dialogun me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Gazeta Blic.

Ajo thotë se Kurti nuk e arriti marrëveshjen reciproke derisa e kishte përkrahjen e madhe nga presidenti Biden, ndërsa që thotë se pranoi Asociacion me vetëmenaxhim që është Republikë Srpska në Kosovë.

“Kurti dështoi në dialogun e Brukselit, plotësisht. E para, nuk e arriti një marrëveshje me njohje reciproke, përkundër që kishte një përkrahje të madhe të presidentit amerikan, Biden, i cili mbështeti njohjen reciproke, Kurti e dështoi. Pastaj e arriti këtë marrëveshje, e pranoi Asociacionin dhe nuk u mjaftua që e pranoi Asociacionin, në bisedimet për marrëveshjen zbatuese të Ohrit, ai pranoi edhe Asociacion plus, duke i dhënë pakicës serbe edhe vetëmenaxhimin, me fjalë të tjera, bashkë Asociacioni me vetëmenaxhimin është një Republikë Srpska në Kosovë, këtë e ka bërë Kurti këtë dështim”, shprehet ajo.

Tahiri thotë se po të ishte në vend të Kurtit do të analizonte ecjen gabim, pasi ai mbeti duke riparuar gabime, ndërsa që përmend bisedat me Radojçiqin e gabime të tjera.

“Po të kisha qenë unë Kurti do ta kisha analizuar pak ecjen gabim. Mbeti Kurti në riparimin e pasojave, Banjska u bë, ne u ndëshkuam, këta u zunë në komunikim para Banjskës, me kë, me kryeterroristin Radojçiq. Pra, gjërat shumë të rënda, shumë të turpshme, të dëmshme për interesat kombëtare të Kosovës. Ka nevojë për reflektim nga Kurti, të shohë gabimet e veta, secili duhet ta bëjë, çdo lider, sidomos i një shteti, i një populli, ka nevojë refleksione edhe që vetes t’i tregojë, këtu dështova, këtu e ndal”, vlerëson Tahiri për Gazeta Blic.

Sipas saj, qytetarët e kanë në dorë derisa janë zgjedhjet që ta zgjedhin një qeveri, pasi tani e kanë parë dhe Kurtin duke qeverisur.

“Ndërsa, në anën tjetër unë besoj që qytetarët e kanë në dorë meqë janë zgjedhjet, e kanë parë edhe këtë qeveri, përpara s’e kishin parë, na kishin parë vetëm neve, tani e kanë parë dhe e kanë në dorë ndryshimin që Kosova të kthehet drejt përparimit, zhvillimit, drejt mbrojtjes së dinjitetit dhe integritetit shtetëror, sepse ti kur dështon në dialog me armikun, nuk ka më rëndë”, potencon ajo.

Po ashtu, ish zëvendëskryeministrja thotë se Kurti ishte mësuar t’i mashtrojë votuesit, ndërsa që njësoj nuk mundi të veprojë me ndërkombëtarët, ku morëm sanksione e s’kemi asnjë njohje.

“E para, është shumë e thjeshtë të kuptohet kjo situatë. Kurti ishte mësuar t’i mashtrojë votuesit e vet. Kur u përball me dialog ndërkombëtar, me faktor ndërkombëtar, ai provoi t’i mashtrojë me populizmin e tij por a u mashtrua BE, jo, a u mashtruan amerikanët, jo. Çka bënë? E ndëshkuan Kosovën. Mirë që amerikanët na i hoqën sanksionet por erdhi zyrtarja evropiane në Prishtinë dhe na tha që nuk i heqin sanksionet, ka ende punë për të bërë. Këto janë shumë të dëmshme, me pasoja. Mbeti Kurti duke gabuar dhe duke punuar në riparimin e pasojave të gabimeve të veta, pra, s’ka zhvillim, ka vend numërim dhe dëmtim të shtetit të Kosovës. Në botë, sidomos ata që nuk na kanë njohur, po të kishin pasur shenja pozitive nga ana e Kosovës, do të kishte ndonjë njohje. Është shqetësuese”, deklaron Edita Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    422 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë