Daut Haradinaj nga rradhët e AAK-së ka shkruar në Facebook në katër vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Haradinaj i ka quajtur të pa baza, të fabrikuara e të ngarkuara politikisht akuzat me të cilat po përballen ish-krerët e UÇK-së.
“Sot bëhen katër vjet nga dorëheqja si pasojë e ngritjes së akuzave nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-Presidentit Thaçi, ish-Kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të gjithë këta luftëtarë për liri e paqe, të rreshtuar në vetëmbrojtje të popullit të Kosovës nga makineria fashiste e Serbisë së Millosheviqit. Akuzat ndaj të gjithë shqiptarëve që sot ndodhen në Hagë janë akuza të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza dhe të ngarkuara politikisht.
Jam i bindur se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç triumfoi e drejta për të qenë të lirë”, shkruan ai.