Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës e Serbisë?

05/11/2024 - 08:19
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës e Serbisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.

Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.

“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk specifikoi saktësisht se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por tha se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, KOSTT-i shpjegoi për REL-in se Kosova, aktualisht, ka tri linja ndërlidhëse plotësisht funksionale: në kufi me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Kosovës thuhet se Elektrorrjeti i Serbisë ka bllokuar linjat ndërlidhëse për përdorim komercial edhe në vitin 2023 dhe se rezultat i këtij bllokimi ka qenë mungesa e kapacitetit transmetues ndërkufitar.

“Mungesa e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, si rezultat i bllokimit të linjave interkonektive për operim komercial nga ana e Serbisë, vazhdon të shkaktojë vështirësi serioze për tregtarët, siç është pengimi i tregtisë së energjisë në këtë kufi, duke reflektuar kështu me rritjen e çmimit të kapaciteteve ndërkufitare në kufijtë e tjerë dhe çmimin e importit të energjisë, për Kosovën dhe për Evropën Juglindore”, u tha, mes tjerash, në raportin e publikuar në mars.

Ndër hapat e fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Energjinë është pikërisht lëshimi në funksion i linjave ndërlidhëse.

“Hap i ardhshëm mund të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Operative ndërmjet KOSTT-it dhe EMS-së – me të gjitha anekset teknike – e cila mundëson bashkëpunim më të madh në mes të dy operatorëve të sistemit të transmisionit”, tha KOSTT-i për Radion Evropa e Lirë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, EMS-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me KOSTT-in.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për energjinë në vitin 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor të vitit 2022, dy palët miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Atëkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, tha se marrëveshjet për energjinë të viteve 2013 dhe 2015 “janë zbatuar vetëm pjesërisht”.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të Udhërrëfyesit, u funksionalizua plotësisht kompania Elektrosever, e cila i furnizon me rrymë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe mbledh faturat që filloi t’ua dërgojë konsumatorëve qysh në fillim të këtij viti.

Deri atëherë, banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk e paguan rrymën për rreth 25 vjet.

Kompania Elektrosever është në pronësi të Elektro-ekonomisë së Serbisë, por në Kosovë është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës.

Në bazë të Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve energjetike, KOSTT-i ofroi qasje edhe në nënstacionin e Vallaçit, i cili e siguron shumicën e energjisë elektrike për qytetarët në veri të Kosovës. Ai, gjithashtu, e furnizon me energji elektrike hidrocentralin në liqenin e Ujmanit.

Vallaçi është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit.

Ai është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 KV: Trepça, Skenderaj, Ujmani, Ilirida (afër Mitrovicës) dhe Palaj (afër Prishtinës), si dhe me stacionin Novi Pazar 2 (linjë ndërlidhëse Kosovë-Serbi).

Roli i Vallaçit është të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion brenda Sistemit të Transmisionit të Kosovës.

Ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës ndërlidhëse Valaç-Novi Pazar.

Në Strategjinë e Energjisë të Qeverisë së Kosovës për periudhën 2022-2031 thuhet se disa nga synimet strategjike të vendit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut kosovar.

Aty, po ashtu, thuhet se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Komunitetit të Energjisë, për të krijuar një treg të lirë, të integruar dhe konkurrues të energjisë elektrike. /REL

JU REKOMANDOJMË

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç
08/05/2026 - 18:37

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policorë të arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të...

Më shumëDetails

Aksident në Dollc të Klinës, kamioni ngec nën urë

Aksident në Dollc të Klinës, kamioni ngec nën urë
08/05/2026 - 18:36

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës. Mediat lokale atje kanë ndarë pamje nga aksidenti, ku shihet se si një kamion ka ngecur nën urë....

Më shumëDetails

Kurti: Kërcënimi i `Brigadës së Veriut`, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë

Kurti: Kërcënimi i `Brigadës së Veriut`, dëshmi se s’kanë vend në Kosovë
08/05/2026 - 18:17

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se kërcënimi i organizatës terroriste “Severna Brigada” (Brigada e Veriut) ndaj tij është dëshmi e re se pjesëtarët e saj s’kanë...

Më shumëDetails

Nuk janë marinsat amerikanë – janë snajperistët e FSK-së në trajnim profesional

Nuk janë marinsat amerikanë – janë snajperistët e FSK-së në trajnim profesional
08/05/2026 - 17:46

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve taktike dhe operacionale të...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri

Ekskluzive: Gjykata liron në procedurë të rregullt policët e arrestuar Alfred Ismajli, Artan Shala dhe Bion Beqiri
08/05/2026 - 17:46

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policor të arrestuar dje nën dyshimin për për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje...

Më shumëDetails

Siç u paralajmërua, Hasanpapaj i bashkohet Osmanit

Siç u paralajmërua, Hasanpapaj i bashkohet Osmanit
08/05/2026 - 17:39

Vjosa Osmani ka njoftuar se pjesë e listës së saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë edhe eksperti i sundimit të ligjit, Bardhyl Hasanpapaj. “Nga garat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë