Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës e Serbisë?

05/11/2024 - 08:19
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë do të thotë hapja e kufirit energjetik mes Kosovës e Serbisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Linjat ndërlidhëse energjetike në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat menaxhohen nga Operatorët e Sistemit të Transmisionit të të dyja vendeve, janë fizikisht funksionale dhe aktive, por për arritjen e qëllimeve komerciale, është e rëndësishme që ato të përdoren.

Kështu thanë për Radion Evropa e Lirë nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës (KOSTT), duke theksuar, po ashtu, se shpërndarja e kapaciteteve neto transmetuese në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’u ofronte palëve më shumë mundësi për tregtimin e energjisë elektrike.

Përndryshe, linja ndërlidhëse paraqet një lloj kufiri energjetik, përkatësisht lidh sistemet energjetike të dy ose më shumë vendeve, mundëson shkëmbimin e energjisë elektrike dhe rrit stabilitetin e sistemit, si dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatori në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, tha më 24 tetor se është bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë dhe se Beogradi është pajtuar për t’i lëshuar në funksion linjat ndërlidhëse deri në fund të nëntorit.

Radio Evropa e Lirë e kontaktoi kabinetin e Bislimit për më shumë detaje lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Pala serbe nuk e përmendi atë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it rreth saj.

I dërguari i posaçëm i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha më 29 tetor, disa ditë pas takimit me Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, se nuk ka pasur përparim sa i përket zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por shtoi se është optimist kur bëhet fjalë për çështje të tjera.

“Ka pasur përparim në disa çështje të tjera të rëndësishme, të cilat do t’i monitorojmë në javët në vazhdim”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

Ai nuk specifikoi saktësisht se për çfarë përparimi bëhet fjalë, por tha se është takuar me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, KOSTT-i shpjegoi për REL-in se Kosova, aktualisht, ka tri linja ndërlidhëse plotësisht funksionale: në kufi me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të Kosovës thuhet se Elektrorrjeti i Serbisë ka bllokuar linjat ndërlidhëse për përdorim komercial edhe në vitin 2023 dhe se rezultat i këtij bllokimi ka qenë mungesa e kapacitetit transmetues ndërkufitar.

“Mungesa e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, si rezultat i bllokimit të linjave interkonektive për operim komercial nga ana e Serbisë, vazhdon të shkaktojë vështirësi serioze për tregtarët, siç është pengimi i tregtisë së energjisë në këtë kufi, duke reflektuar kështu me rritjen e çmimit të kapaciteteve ndërkufitare në kufijtë e tjerë dhe çmimin e importit të energjisë, për Kosovën dhe për Evropën Juglindore”, u tha, mes tjerash, në raportin e publikuar në mars.

Ndër hapat e fundit drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes për Energjinë është pikërisht lëshimi në funksion i linjave ndërlidhëse.

“Hap i ardhshëm mund të jetë nënshkrimi i Marrëveshjes Operative ndërmjet KOSTT-it dhe EMS-së – me të gjitha anekset teknike – e cila mundëson bashkëpunim më të madh në mes të dy operatorëve të sistemit të transmisionit”, tha KOSTT-i për Radion Evropa e Lirë.

Deri në publikimin e këtij artikulli, EMS-ja nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se a planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të tillë me KOSTT-in.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për energjinë në vitin 2013 dhe 2015, ndërsa në qershor të vitit 2022, dy palët miratuan Udhërrëfyesin për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

Atëkohë, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun, tha se marrëveshjet për energjinë të viteve 2013 dhe 2015 “janë zbatuar vetëm pjesërisht”.

Ndërkohë, pas nënshkrimit të Udhërrëfyesit, u funksionalizua plotësisht kompania Elektrosever, e cila i furnizon me rrymë komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe mbledh faturat që filloi t’ua dërgojë konsumatorëve qysh në fillim të këtij viti.

Deri atëherë, banorët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut nuk e paguan rrymën për rreth 25 vjet.

Kompania Elektrosever është në pronësi të Elektro-ekonomisë së Serbisë, por në Kosovë është e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës.

Në bazë të Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjeve energjetike, KOSTT-i ofroi qasje edhe në nënstacionin e Vallaçit, i cili e siguron shumicën e energjisë elektrike për qytetarët në veri të Kosovës. Ai, gjithashtu, e furnizon me energji elektrike hidrocentralin në liqenin e Ujmanit.

Vallaçi është një nga nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë në sistemin e transmisionit.

Ai është i lidhur me pesë linja të tensionit të lartë 110 KV: Trepça, Skenderaj, Ujmani, Ilirida (afër Mitrovicës) dhe Palaj (afër Prishtinës), si dhe me stacionin Novi Pazar 2 (linjë ndërlidhëse Kosovë-Serbi).

Roli i Vallaçit është të sigurojë furnizim të rregullt me energji elektrike për palët e kyçura në këtë nënstacion brenda Sistemit të Transmisionit të Kosovës.

Ky nënstacion është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes linjës ndërlidhëse Valaç-Novi Pazar.

Në Strategjinë e Energjisë të Qeverisë së Kosovës për periudhën 2022-2031 thuhet se disa nga synimet strategjike të vendit janë forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut kosovar.

Aty, po ashtu, thuhet se Kosova është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha obligimeve nga Marrëveshja e Komunitetit të Energjisë, për të krijuar një treg të lirë, të integruar dhe konkurrues të energjisë elektrike. /REL

JU REKOMANDOJMË

Kërçeli: Nga takimi Kurti-Abdixhiku pres të rezultoj ndonjë marrëveshje për konstituimin e institucioneve

Kërçeli: Nga takimi Kurti-Abdixhiku pres të rezultoj ndonjë marrëveshje për konstituimin e institucioneve
04/08/2026 - 20:19

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka shprehur pritjen që takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku,...

Më shumëDetails

Kurti në Ujman me “matje” të detajuara: Tregon thellësinë, gjatësinë dhe vëllimin e liqenit

Kurti në Ujman me “matje” të detajuara: Tregon thellësinë, gjatësinë dhe vëllimin e liqenit
04/08/2026 - 19:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar digën në liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Iber Lepenci”,...

Më shumëDetails

Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti

Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti
04/08/2026 - 19:13

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Më shumëDetails

Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja
04/08/2026 - 18:49

Lëvizja Revolta bëri të ditur se më 6 gusht do të mbajë një protestë qytetare në Prishtinë, e cila do të zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar
04/08/2026 - 18:38

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46...

Më shumëDetails

Kurti para takimit: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita

Kurti para takimit: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita
04/08/2026 - 18:17

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për takimin e me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “Ne kemi mjaftueshëm...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë