Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar Donald Trumpin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, sipas saj, e ka trashëguar nga ish Presidenti Rugova.
Krahas statusit urues, deputetja Krasniqi ka publikuar edhe një foto të ish kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me ish presidentin Trump, duke lënë të nënkuptohet raportet e mira që kjo parti i ka me presidentin në ardhje të ShBA-së.
Postimi:
Urime për fitoren e Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i ka trashëguar nga Presidenti Rugova.
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!🇺🇸
Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përhershme!🇽🇰🇺🇸













