Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rukiqi: Më kish ardhë marre me qenë ministër i kësaj qeverie

08/11/2024 - 21:14
në Lajme
A A
Rënia e shitblerjeve të pronave banesore, paralajmëron Rukiqi: Kolapsin ekonomik nuk e kemi larg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar planin ekonomik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku anëtari i kryesisë Berat Rukiqi ka shpalosur detaje nga ky plan.

Rukiqi i i cili për një kohë ka qenë edhe kryetar i odës Ekonomike të Kosovës ka thënë se qeveria gjatë gjithë mandatit është munduar që të bëjë propagandë se kinse jemi duku përjetuar një zhvillim të hovshëm ekonomik e që sipas tij ka ndodhur krejt e kundërta.

Ai tha se bashkë me kolegët e tjerë nga LDK kanë arritur që me argumente ta dëmtojnë propagandën e qeverisë aktuale e cila është munduar që gjatë vikendeve të prodhoj lajme kinse për zhvillim ekonomik.

“Mua më kish ardh marre me pas qenë ministër i kësaj qeverie dhe me dal me propaganduar sepse një ditë të gjithë do të provohemi dhe do të jemi shumë të kujdesshëm në atë që prezantojmë. Për ma shumë më kish ardh marre me këshillu kryeministrin e vendit që nuk len medium ndërkombëtar pa dal me këto shifra të gabueshme. është mirë me prezantu vendin në arenën ndërkombëtare dhe me provu atë, ne të gjithë kur jemi jashtë vendin mundohemi ta promovojmë vendin tonë, ndërsa këta që sot qeverisinë kur kanë qenë në opozitë nuk e kanë pa interesin e vendit dhe janë lëshuar në kritika të jashtëzakonshme kundër vendit”, ka thënë Rukiqi.

Në anën tjetër sipas tij është detyrë dhe obligim i qeverisë që të promovojë vendit por jo të bëjë propagandë me shifra të gabuara.

Rukiqi përmendi një rast të zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi para të pranishmëve në një forum të bizneseve gjermano-kosovare.

“Duke e dëgjuar zëvendës kryeministrin Bislimi duke bërë propagandë thash me vete po të isha qytetar gjerman kurrë nuk kisha analizua çka është realiteti por menjëherë kisha ardh me jetu në Kosovë. Ne do të dëshironim të kishim më shumë investime por as investitorët e brendshëm as të jashtëm nuk binden me propagandë, t’i si qeveri duhet ta paraqitësh gjendjen reale që e ke dhe avantazhet tua duke bërë interpretimet ashtu siç jo e jo siç të konvenojnë”, ka shtuar Rukiqi.

Një rast shumë i keq i prezantimit të gjendjes ekonomike të vendit sipas Rukiqit ishte ai i kryeministrit të vendit në Forumin Ekonomik të Vjenës.

JU REKOMANDOJMË

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia
25/10/2026 - 21:07

Të shtëna me armë zjarri kanë prishur qetësinë pas mesnatës në Hajvali të Prishtinës, ku nga një veturë në lëvizje dyshohet se është shtënë disa herë me armë....

Më shumëDetails

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë

U përplasën te Kryeministria, të rinjtë i marrin mburojën dhe sprajin me piper policisë dhe i rrinë përballë
25/10/2026 - 20:39

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku tensionet mes të rinjve dhe policisë janë shoqëruar me përplasje fizike. Gjatë ndërhyrjes së FNSH-së,...

Më shumëDetails

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi: Jemi në garë për të siguruar mandatin e dytë në Kuvendin e Serbisë
25/10/2026 - 20:12

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë për të siguruar mandatin e dytë, ndërsa pasivizimi...

Më shumëDetails

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Serbi: 67.6% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 19:00
25/10/2026 - 19:41

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi po shënojnë pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve, dukshëm më të madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas organizatës joqeveritare Qendra...

Më shumëDetails

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe

Zgjedhjet në Serbi: Shtohet numri i policëve pranë komisionit të zgjedhjeve dhe Presidencës serbe
25/10/2026 - 19:28

Një numër më i madh pjesëtarësh të policisë ndodhen brenda zonës së rrethuar të rrugës pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit....

Më shumëDetails

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe

Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë: Të mos presim nga Kurti si kukull e kësaj korporate miliardëshe
25/10/2026 - 19:06

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë thirrje për krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke pretenduar se ndikimi i asaj që e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë