Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

09/11/2024 - 09:10
në Ekonomi, Kryesore
A A
Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i kontratës kolektivë. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se në bazë të dhënave që kanë si shkak i kontratës kolektive janë mbi 122 milionë euro që sipas tij u janë marr komunave padrejtësisht. Ai ka deklaruar se këto mjete u janë marrë komunave nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet.

“Problem kryesor i komunave për momentin është kontrata kolektive edhe zbatimi i saj. Në bazë të kalkulimeve që i kemi mbi 122 milionë euro u janë marrë komunave padrejtësisht kur shumica absolute  e këtyre mjeteve janë marr nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet. Në muajin nëntor jemi, në bazë të informatave që kemi mbi 10 komuna rrezikojnë që në fund të muajit zyrtarët publik në nivelin lokal të mbesin pa paga, apo një pjesë e tyre”, ka thënë Ibrahimi, teksa situatë të rëndë e sheh në fund të vitit, pasi “shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa”.

“Në bazë të informatave që posedojmë nga komunat e Kosovës situata do të përkeqësohet ka fundi i muajit dhjetor sepse në bazë të informatave që kemi shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa, kjo do ta bëjë një situatë tepër të pa lakmueshëm ndaj zyrtarëve publik në nivel lokal sepse ka gjasa që edhe ata të bien para një pozite ku nuk kanë mundësi që ta marrin pagën”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Ai ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mjete buxhetore për shpenzimet për paga dhe shtesa për zyrtarët publikë për komunat e Kosovës, njëjtë siç ka vepruar javën e kaluar duke ndarë buxhet për komunë e Kamenicës dhe Vitisë.

“Kjo ka ndodhur në dy komuna të Kosovës, pra me komunë e Vitisë dhe Kamenicës, mirëpo fatmirësisht qeveri në këtë rast ka reaguar dhe për muajin tetor i ka mbuluar shpenzimet për paga dhe shtesa për zyrtarët publikë të këtyre dy komunave. Neve si Asociacion kërkojmë, sepse përgjegjës për ndarjen e pagave në nivel Kosovë për të gjithë zyrtarët publikë është niveli qendror. Pra është qeveria e Kosovës dhe ne vetëm kemi adresuar një kërkesë të kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që të njëjtin veprim që kanë ndërmarr ndaj komunës së Vitisë dhe Kamenicës ta ndërmerr edhe ndaj komunave të tjera të cilat kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa. Kjo është e arsyeshme edhe qeveria ka obligim që të mendoj për këtë çështje sepse kontrata kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, ka thënë ai.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së ka thënë se po ashtu se kanë kërkuar edhe nga deputet e Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2025 ta parashohin një vi buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive.

“Ne si AKK kemi kërkuar gjithë deputeteve të Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin e ardhshëm të Kosovës ta parashohin një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive. Gjithashtu e kemi adresuar këtë shqetësim edhe të kryesia e Kuvendit ku kemi kërkuar që AKK-ja, të ketë një takim me kryesin e Kuvendit në mënyrë që të gjejnë një zgjedhje sa i përket këtij problemi. Gjithashtu të njëjtën krekës e kemi adresuar edhe në Komisionin për Buxhet”, ka thënë ai./EO

JU REKOMANDOJMË

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
21/03/2026 - 02:08

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që...

Më shumëDetails

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune

ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%, mbi gjysmë milioni jo aktivë në treg pune
20/03/2026 - 21:24

Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë publikuar një raport me ReKos 2024, lidhur me tregun e punës, ku thuhet se shkalla e papunësisë në vend arrinte në 13,9...

Më shumëDetails

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit

Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
20/03/2026 - 20:04

Lufta me Iranin po i prish rrjedhat globale të naftës, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe duke rritur frikën e një konflikti të zgjatur. Por ari, i cili zakonisht...

Më shumëDetails

IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë
20/03/2026 - 19:24

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Vushtrri – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Driton Jashari....

Më shumëDetails

Kurti alarmoi për ushtrimet e parashutistëve afër kufirit, KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë

Kurti alarmoi për ushtrimet e parashutistëve afër kufirit, KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim për sigurinë
20/03/2026 - 18:52

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ushtrimet në afërsi të brezit kufitar të Kosovës të bëra nga parashutistët e ushtrisë së Serbisë i ka cilësuar si provokim...

Më shumëDetails

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?
20/03/2026 - 14:32

Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën magjitrale Vushtrri – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Driton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë