Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku për tubimet e Kurtit dhe Gërvallës: Diaspora meriton respekt jo skema të ulëta politike

09/11/2024 - 13:45
në Kryesore, Lajme
A A
Mungesa e ushqimit për ushtarët, Çitaku: Turp për besë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, ka mbajtur një konferencë për media, lidhur me tubimet që po mbajnë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla me diasporën.

Çitaku ka thënë se Qeveria po i përdor ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë.

“Ditëve të fundit, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme po e keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer një fushatë partiake në diasporë. Kjo qeveri—e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës po tenton që të kamuflojë axhendën partiake si punë zyrtare qeveritare.

“Dhe, mbi të gjitha, është një manipulim i diasporës sonë, e cila meriton respekt dhe ndershmëri, jo skema të ulëta politike. Bashkatdhetarët tanë në mërgatë kanë treguar një përkushtim të palëkundur ndaj Kosovës ndër dekada. Ata meritojnë respekt, jo manipulim”, ka thënë më tutje Çitaku.

Ajo ka akuzuar Kurtin e Gërvallën se po ushtrojnë presion ndaj diplomatëve të Kosovës nëpër botë, duke i detyruar që të organizojnë takime fushate nën petkun e punës shtetërore.

“Diplomatët, të cilët duhet t’i shërbejnë çdo qytetari me dinjitet dhe paanshmëri, po detyrohen të organizojnë takime partiake, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe burimet shtetërore. Ky manipulim i pushtetit është një abuzim i mirëfilltë. Prandaj sot, u bëj thirrje çdo diplomati që përfaqëson Republikën e Kosovës: Të mos i nënshtrohen këtij abuzimi. Mos lejoni të përdoreni si instrumente në fushatën e kësaj qeverie. 

Kujtoni, ju jeni përfaqësues të Kosovës, jo përfaqësues të një axhende partiake.  Ju keni bërë betimin për t’i shërbyer Kosovës”, ka thënë sekretarja e PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Prishtina ia legalizoi objektin pa leje djalit të “Burim Agrollapit”, ndërtesa përmendet në bisedat e publikuara nga Snapchat

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë