Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa ka ndikuar hyrja e mallrave serbe në Kosovë, në rënien e çmimeve? – Flasin ekspertët

10/11/2024 - 09:06
në Kryesore, Lajme
A A
Sa ka ndikuar hyrja e mallrave serbe në Kosovë, në rënien e çmimeve? – Flasin ekspertët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Maunat me mallra serbe, tash e një muaj janë lejuar që të hyjnë në vendin tonë, kështu përmes pikës kufitare – Merdare.

Në këtë pikë kufitare, nuk mungojnë as kontrollet e detajuara nga doganierët.

Ka pasur diskutime se ndalimi i këtyre mallrave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve, por, sa kanë pasur impakt në rënien e çmimeve, flasin njohësit e kësaj fushe.Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, vlerëson se ky import ka ndikuar në mënyrë simbolike në uljen e çmimeve për disa produkte bazë.

“Heqja e masës nga Qeveria e Kosovës për import te produkteve serbe në tregun kosovar ka ndikuar simbolikisht edhe në uljen e çmimeve për disa produkte bazë, sidomos për ato ku këto importe janë konkurruese në çmim dhe sasi. Kur importet nga Serbia u ndaluan për një periudhë të caktuar, u pa një rritje çmimesh për disa produkte ushqimore dhe produkte të tjera, pasi furnizimi vendas nga tregjet e tjera alternative ishte më i shtrenjtë ose i pamjaftueshëm. Kthimi i këtyre produkteve në treg ka sjellur ulje të çmimeve por jo të atyre përmasave për të ua lehtësuar jetën qyterëve”, u shpreh Muhaxheri.Njohësi i ekonomisë shton se ky import përbëhet nga dy aspekte, pasi që kjo çështje ndërlidhet si me politikën ashtu edhe ekonominë.

“Vlerësimi i këtij importi ka dy aspekte: ekonomik dhe politik. Nga ana ekonomike, mundëson konkurrencë dhe lehtëson furnizimin, duke ulur koston për konsumatorët. Nga ana politike, çështja e varësisë nga importet serbe është më delikate dhe shpesh shihet si një temë që ndërlidh edhe politikën me ekonominë”, tha ai.Ndërsa, ekonomisti, Jakup Bellaqa, këtë hyrje të këtyre profukteve e sheh pak më pozitiv në aspektin e çmimeve.

Ai në një intervistë dhënë për GazetaBlic, thotë se ka një rënie të lehtë, e cila nuk është vërejtur shumë, që sipas tij, një e gjë e tillë merr kohë për t’u ngadalësuar.“Është një rënie shumë e lehtë e çmimeve, mirëpo nuk është vërejtuar, zakonisht praktikat ekonomike dhe teoritë ekonomike e sidomos me politikat e çmimeve, kur iu ngriten çmimet shumë më ngadalë shkojnë duke u zbritur”, tha ai.

Po ashtu, Bellaqa sugjeron që shteti ynë të ketë një kontroll në ekonominëe vendit, ku sipas tij, në bazë të këtij importi mund të zhvillohen edhe monopole të fshehta.“Në këtë rast, kisha sugjeruar që të ketë politika të çmimeve më të avancuara shteti, me instrumenetet e veta qoftë përmes inspektoriatit të tregut që janë përgjegjës, si dhe autoritete kosovare që të mos lejojë monopole të fshehta të cilat kanë biznese, sepse për shembull me përfitime të veta, benefite të veta, mund të ketë një monopol të fshehtë që mos t’i zbresin çmimet, andaj kisha sugjeruar që në këtë rast shteti duhet ta ketë ekonominë nën kontroll dhe të ketë politika të çmimeve, të formohet një treg në të cilat varet jeta e qytetarëve dhe ekonomive familjare sepse krijohet edhe një varfëri e skajshme”, potencoi ai.

Ndryshe, ai thotë se një gjë e tillë duhet marrë në mënyrë pozitive, dhe se për këto hyrje të importeve duhet të ketë masa mbrojtse, për arsye që mos të dëmtohet tregu kosovar.“Ne e kemi një traditë shumë të gjatë për nga shteti ynë fqinj, d.m.th që kemi importuar dhe duhet të pranojmë se realiteti është realitet, dhe se Serbia është treg më i madh, sepse mbi 60 miliardë euro ka bruto produktin vjetor, tash Kosova 10 miliardë euro, Shqipëria mbi 20 miliardë e të tjera. Mirëpo, duhet të aplikohen masa mbrojtëse ndaj produkteve të cilat importohen, që të ketë çmime në atë mënyrë që mos të dëmtohet tregu, mos të ketë çmime diskriminuese në treg, por të ketë çmime të tregut”, përfundoi Bellaqa.

JU REKOMANDOJMË

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
08/05/2026 - 01:15

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës...

Më shumëDetails

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”
08/05/2026 - 01:12

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ka bërë një thirrje të hapur dhe të drejtpërdrejtë mërgatës kosovare lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

“Erdhi gjysëm i pirë”, Agim Bahtiri i reagon Jehona Lushakut: Kërko falje ose shihemi në gjykatë për shpifjen

Bahtiri: Albin Kurti nuk rrëzohet, kot e ka opozita
08/05/2026 - 01:07

Agim Bahtiri ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetes së Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila tha se ai kishte qenë “gjysmë i pirë” në natën kur...

Më shumëDetails

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim
07/05/2026 - 22:59

Një mashtrim që dyshohet se u organizua me pretekstin e shitjes së një motori ka përfunduar me arrestim në Mitrovicën e Veriut, mëson Sinjali nga burime të afërta...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
07/05/2026 - 22:50

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke...

Më shumëDetails

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë
07/05/2026 - 22:37

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë