Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brenda spitalit në Ferizaj: Lagështi, ushqime të pasigurta, orendi të vjetra

11/11/2024 - 10:43
në Lajme
A A
Brenda spitalit në Ferizaj: Lagështi, ushqime të pasigurta, orendi të vjetra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me të hyrë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt – rreth 30 kilometra larg Prishtinës – përballeni me një realitet të zymtë: grumbuj qytetarësh që presin para sallave të operacionit, të shqetësuar për familjarët e tyre.

Shumë nga ta mbajnë në duar qese plastike, të mbushura me ushqime dhe pije.

Stafi aty punon pandërprerë dhe lëvizjet e tij pengohen shpesh nga vizitorët.

“Përse të gjithë këta njerëz në korridor?”, iu drejtua një infermiere rojës së sigurisë, teksa ekipi i Radios Evropa e Lirë ishte i pranishëm aty, një paradite në fundtetor.

“Nuk kam se çfarë t’iu bëj”, iu përgjigj shpejt roja dhe infermierja u largua përmes korridorit të ngushtë.

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj është njëri prej shtatë spitaleve rajonale të Kosovës, të cilat funksionojnë nën ombrellën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ky spital posedon disa reparte, përfshirë: Emergjencën, Pediatrinë, Kirurgjinë, Gjinekologjinë, Ortopedinë e të tjera.

Kushtet në shumë dhoma që i ofrojnë këto shërbime, nuk duken të mira.

Në ambientet e Gjinekologjisë kishte rrjedhur ujë nëpër mure nga shiu. Në Kirurgji, bombolat e oksigjenit dukeshin në korridore, në mungesë të sistemit të instaluar në mure.

“Kushtet janë kështu siç po i shihni edhe vetë. Çka të bëj?”, i tha Radios Evropa e Lirë Z.M., një paciente e shtrirë në Ortopedi.

Ngjashëm, edhe në këtë repart dollapët ishin të dëmtuar dhe muret jo të mirëmbajtura.

“Kujdesi është mirë, por me mua rri këtu edhe vajza ime”, tha Z.M., e cila priste t’i nënshtrohej operacionit për këmbën e thyer.

Ortopedia nuk ka sallë të veçantë për operacione, por shfrytëzon ato të përbashkëtat dhe i ka në dispozicion dy ditë në javë.

Në disa ambiente të spitalit mund të vërehen edhe improvizime, si për ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe në vend të riparimeve.

Kushtet jo të mira në këtë spital i nxori në pah edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e sivjetmë.

“Në objektin ku aktualisht është duke funksionuar spitali i Ferizajt, reparti i Kirurgjisë dhe i Urologjisë përdorin dy salla operative – secili i ka ditët e caktuara dhe ndajnë sallat edhe me repartin e Otorinolaringologjisë. Reparti i Ortopedisë kishte improvizuar një sallë operative, por që nuk i plotëson kushtet elementare për punë, sepse fizikisht është larg dhomave të pacientëve, larg dhomës së sterilizimit. Kjo paraqet rrezik për infeksione për pacientët që operohen në këtë repart”, u tha, mes tjerash, në raport.

Udhëheqësit aktualë të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj thanë se SHSKUK-ja është në dijeni për kushtet aty.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Fikret Arifi, tha se po bën përpjekje që me buxhetin që ka, t’i bëjë disa rinovime.

Në SHSKUK nuk deshën të flasin shumë, vetëm se pranuan se “kushtet aty nuk janë të mira”.

“Edhe në ato kushte, aty trajtohen raste dhe kryhen operacione të shumta”, tha një zyrtar i SHSKUK-së.

Javën e kaluar, Radio Evropa e Lirë raportoi edhe për mungesën e biokimistëve në spitalin e Ferizajt për më shumë se tre vjet.

Arifi tha se punën e tyre aty e kryejnë kryesisht laborantët.

E, me kushte njësoj të rënda, ndoshta edhe më keq, duket kuzhina e spitalit, nga e cila ushqehen pacientët.

E vendosur në një ambient të mbyllur, pa ajrosje, me myk e lagështi, kuzhina ishte e stërmbushur me orendi të vjetra dhe me artikuj të lënë vend pa vend.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë pa frigoriferë që nuk mbylleshin dhe ushqime, si mish pule, që duhen ruajtur në temperatura të ftohta, por që ishin lënë jashtë frigoriferëve.

Në kushte anonimiteti, stafi i tha REL-it se mjekët dhe infermierët nuk ushqehen prej aty – “edhe kur ushqehen, marrin vetëm bukë e djathë”.

Inspektorati Sanitar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, ka inspektuar këtë kuzhinë dhe në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë tha se “kushtet higjieno-sanitare ishin mesatarisht të mira”.

Sipas Inspektoratit, kuzhina ka pajisje ftohëse funksionale, por është në procedurë të furnizimit edhe me të tjera.

Inspektorati tha se “ka dhënë vërejtje me afat të caktuar për ngritjen e nivelit të higjienës, për vendosje të rrjetave në dritare në hapësirën e punës dhe për ventilim më të mirë”.

Ai nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për temperaturën e lartë në kuzhinë dhe për mënyrën se si ruhen apo renditen ushqimet.

Problematikat e tilla nuk janë të pranishme vetëm në spitalin e Ferizajt.

Edhe spitale të tjera në Kosovë përballen me sfida të ngjashme infrastrukturore dhe menaxheriale.

REL-i ka raportuar disa herë për mungesë barnash, papastërti, e pritje të gjata për shërbime./REL/

JU REKOMANDOJMË

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative
24/10/2026 - 22:56

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian. Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për...

Më shumëDetails

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki
24/10/2026 - 22:36

Ben Andoni ngre alarmin për protestat: Rrezikojmë të kalojmë në anarki Lajme Gazeta Express24/10/2026 22:27 Analisti Ben Andoni, i ftuar në një intervistë në lidhje të dretpërdrejtë për...

Më shumëDetails

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arrestohen 6 kosovarë dhe 3 gjermanë për mashtrimin në “Call Center”, konfiskohen 39 kompjuterë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë