Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arif Ahmetxhekaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përmendi se “sot, për herë të parë, 1 mijë ushtarë kanë ngrënë biftek të klasit të parë”.
Në një postim në rrjetet sociale, kandidati i AAK-së ka theksuar se Maqedonci është gabim, duke i kërkuar të mos flasë pa baza. Sipas tij, Ushtria e Kosovës ka shumë më tepër se vetëm një mijë ushtarë, dhe deklarata e Ministrit është e pasaktë dhe e pabazuar.
“Ministër Maqedonci, mos ia fut kot! Ushtria e Kosovës nuk ka vetëm një mijë ushtarë, ka shumë më shumë. Nëse është e vërtetë ajo që thoni për biftekët, atëherë ju themi se ushtria në aeroportin e Gjakovës nuk ka pasur ushqim të nxehtë sot. Për ta dëshmuar këtë, po sjellim edhe fotografitë që e vërtetojnë”, ka shkruar kandidati i AAK-së.
E plotë:
Ministër Maqedonci, mos ia fut kot!
Ushtria e Kosovës nuk i ka vetëm një mijë ushtarë, ka shumë më shumë. Nëse është e vërtetë siç keni thënë për biftekë, atëherë ju themi se Ushtria në aeroportin e Gjakovës sot nuk kanë pasur ushqim të nxehtë. Për ta dëshmu këtë, ju sjellim më poshtë edhe fotografitë.
Nuk është marre me dështu sepse e dimë që jeni të padijshëm, është krim me vazhdu me thellu të keqen e mos me pranu por me rrejt. Keq, ministër, shumë keq!