Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit

12/11/2024 - 09:22
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve mesatarisht 2 mijë biznese mbyllen në Kosovë brenda një viti, por janë rreth 8 mijë biznese të tjera të reja që hapen po në këtë periudhë kohore. Lidhja e Bizneseve të Kosovës konsideron se ka shumë faktorë që ndikojnë në gjendjen e bizneseve, e cila konsiderohet e brishtë. Njohës të fushës ndërkaq, vlerësojnë se marrë parasysh ekonominë e dobët, këto shifra janë shqetësuese për vendin.

Shuarja e aktivitetit të bizneseve në Kosovë, kohët e fundit është në rritje. Sipas një hulumtimi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, brenda një viti mesatarisht mbyllen rreth 2 mijë biznese në Kosovë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, përveç një numri arsyesh pse bizneset mbyllen ka radhitur edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Nga viti 2002 e këndej mesatarisht bizneset në Kosovë mbyllen rreth 2 mijë e hapen mbi 8 mijë. Nëse analizojmë shkaqet e mbylljes janë më të ndryshmet. Nga ajo pse humbë fuqinë në treg, pse nuk ka mbështetje, pse interesi bankar është i lartë dhe infrastuktura është tepër e shtrejt, duke përfshirë këtu qiranë, energjinë elektrike. Ngarkesat për biznes e fuqia e konkurencës janë arsye që po mbyllen bizneset e së fundi edhe fuqia punëtore”, tha Shahini për rtv21.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj thotë se faktorë për mbylljen e bizneseve ëhstë gjendja e rëndë ekonomike por edhe një mjedis i vështirë i të bërit biznes.

“Për fat të keq kemi një numër të madh të bizneseve të cilat po mbyllen në Kosovë. Është shqetësues ky numër sepse po jep një mesazh që këtu ka shumë faktor që ndikojnë në gjendjen e bizneseve. Një ndër ta është mesazh i qartë që në Kosovë, gjendja ekonomike dhe të bërit biznes është në gjendje jo të mirë. Ne si Lidhje e Bizneseve kemi kërkuar nga Qeveria vazhdimisht që të ketë ndryshime politike fiskale sepse bizneset janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë Dreshaj.

Këto shifra të shuarjes së bizneseve për ekonominë e Kosovës janë alarmante, deklaron ekonomisti Lulzim Beqiri.

Sipas tij, bizneset në Kosovë ballafaqohen me sfida të shumta.

“Sigurisht është shqetësuese sepse ekonomia është e dobët. Tu e marrë për bazë edhe importin që e kemi. Realisht institucionet e Kosovës po krenohen me importin që e kena ndërsa bizneset po ballafaqohen me mbylljen si mungesë e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Kjo vjen si rezultat i qasjes në financa, kredive tepër të larta, një gjyqësor neglizhent ndaj problematikave ekonomike dhe këto bajnë që bizneset detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, nga marsi i vitit 2021 deri në shtator të këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 40 mijë biznese. Ndërsa kërkesat për çregjistrimin e bizneseve numërohen mbi 5 mijë, ose rreth 8 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit
14/06/2026 - 15:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e numëruar deri më tani të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon edhe numërimi i votave të diasporës, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së
14/06/2026 - 14:49

Derisa po vazhdon numërimi në KQZ, deri më tani janë procesuar 46 nga 156 vendvotime (29,49%) nga votat me postë në Kosovë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Lidhja Demokratike...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, të lënduarve po iu ofrohet ndihma mjekësore

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, të lënduarve po iu ofrohet ndihma mjekësore
14/06/2026 - 14:35

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në pamjet e publikuara nga Burim Ramadani, shihet se aksidenti është mjaft i rëndë...

Më shumëDetails

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Lotaria Amerikane bëhet edhe më e vështirë, DASH publikon ndryshimet e rregullave për aplikantët
14/06/2026 - 14:21

Politika e re amerikane kërkon më shumë nga Ballkani Perëndimor dhe premton më pak nga vetja. Ajo zhvendos fokusin te bashkëpunimi ekonomik, dhe lë në plan të dytë...

Më shumëDetails

Përleshje mes dy familjeve, theret për vdekje 27 vjeçari nga Prizreni

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
14/06/2026 - 13:49

Një ngjarje e rëndë kë ndodhur para pak çastesh në Kobaj të Prizrenit. Një 27 vjeçar ka vdekur si pasojë e therrjes me thikë gjatë një përleshje mes...

Më shumëDetails

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″
14/06/2026 - 13:41

Autoritetet e Kosovës kanë dhënë detaje për pesë personat e dyshuar për krime lufte në Kosovë në operacionin “Reçaku II”. Bashkim Spahiu nga Policia e Kosovës ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

    Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • “Matuf plak”, “gërxhull plak” – nëna e kandidates VV-së për asambliste fyen rëndë Rifat Jasharin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Petrol Company e donatorit të VV-së, Shkëlzen Jusaj, procedohet për gjykatë – shiti naftë mbi çmimin e lejuar në kohë krize

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    594 Shpërndaje
    Shpërndaje 238 Tweet 149
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë