Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit

12/11/2024 - 09:22
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve mesatarisht 2 mijë biznese mbyllen në Kosovë brenda një viti, por janë rreth 8 mijë biznese të tjera të reja që hapen po në këtë periudhë kohore. Lidhja e Bizneseve të Kosovës konsideron se ka shumë faktorë që ndikojnë në gjendjen e bizneseve, e cila konsiderohet e brishtë. Njohës të fushës ndërkaq, vlerësojnë se marrë parasysh ekonominë e dobët, këto shifra janë shqetësuese për vendin.

Shuarja e aktivitetit të bizneseve në Kosovë, kohët e fundit është në rritje. Sipas një hulumtimi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, brenda një viti mesatarisht mbyllen rreth 2 mijë biznese në Kosovë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, përveç një numri arsyesh pse bizneset mbyllen ka radhitur edhe mungesën e fuqisë punëtore.

“Nga viti 2002 e këndej mesatarisht bizneset në Kosovë mbyllen rreth 2 mijë e hapen mbi 8 mijë. Nëse analizojmë shkaqet e mbylljes janë më të ndryshmet. Nga ajo pse humbë fuqinë në treg, pse nuk ka mbështetje, pse interesi bankar është i lartë dhe infrastuktura është tepër e shtrejt, duke përfshirë këtu qiranë, energjinë elektrike. Ngarkesat për biznes e fuqia e konkurencës janë arsye që po mbyllen bizneset e së fundi edhe fuqia punëtore”, tha Shahini për rtv21.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj thotë se faktorë për mbylljen e bizneseve ëhstë gjendja e rëndë ekonomike por edhe një mjedis i vështirë i të bërit biznes.

“Për fat të keq kemi një numër të madh të bizneseve të cilat po mbyllen në Kosovë. Është shqetësues ky numër sepse po jep një mesazh që këtu ka shumë faktor që ndikojnë në gjendjen e bizneseve. Një ndër ta është mesazh i qartë që në Kosovë, gjendja ekonomike dhe të bërit biznes është në gjendje jo të mirë. Ne si Lidhje e Bizneseve kemi kërkuar nga Qeveria vazhdimisht që të ketë ndryshime politike fiskale sepse bizneset janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe”, ka thënë Dreshaj.

Këto shifra të shuarjes së bizneseve për ekonominë e Kosovës janë alarmante, deklaron ekonomisti Lulzim Beqiri.

Sipas tij, bizneset në Kosovë ballafaqohen me sfida të shumta.

“Sigurisht është shqetësuese sepse ekonomia është e dobët. Tu e marrë për bazë edhe importin që e kemi. Realisht institucionet e Kosovës po krenohen me importin që e kena ndërsa bizneset po ballafaqohen me mbylljen si mungesë e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Kjo vjen si rezultat i qasjes në financa, kredive tepër të larta, një gjyqësor neglizhent ndaj problematikave ekonomike dhe këto bajnë që bizneset detyrohen të ndërpresin aktivitetin e tyre”, ka deklaruar Beqiri.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, nga marsi i vitit 2021 deri në shtator të këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 40 mijë biznese. Ndërsa kërkesat për çregjistrimin e bizneseve numërohen mbi 5 mijë, ose rreth 8 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë