Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kosova synon të anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

12/11/2024 - 12:54
në Lajme
A A
Kurti: Kosova cak i sul’meve hibride
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Kuvendin e Kosovës sot filluan punimet e sesionit të 36-të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilat mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Kurrti ka thënë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri, drejtësi dhe barazi. Por ai ka shtuar se, përkundër dëshirës për t’u avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status.

Samiti i fundit i mbajtur në Francë tetorin e kaluar, dhjetë vjet pasi Kosova u bë anëtare vëzhguese, ishte gjithsesi një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt vlerave përbërëse të organizatës, ka thënë Kurti.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju mirëpres e t’ju bashkohem këtu në tempullin e demokracisë sonë. Në vendin tim, si në tuajin, parlamenti simbolizon luftën tonë të përbashkët për të mbrojtur parimet që burojnë nga modeli më i mirë i shoqërisë që ka ekzistuar ndonjëherë, pra demokracia.

Por, më shumë se kaq, në Kosovë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri, drejtësi dhe barazi. Mund të tingëllojë e çuditshme të dëgjoni se sot jemi vetëm një çerekshekulli nga çlirimi i Kosovës dhe më pak se 17 vjet nga pavarësia e vendit tonë.

Andaj, duke ju drejtuar këtu, ku shumica prej nesh kanë ende një kujtim të freskët të viteve të errëta të fundshekullit të XX-të, dëshiroj të theksoj se demokracia, të drejtat themelore të njeriut dhe paqja, nga të cilat ne të gjithë ishim të privuar në atë kohë, kanë sot një kuptim shumë të çmuar për neve. Ndër këto vlera fundamentale, më lejoni të nënvizoj se edhe pse popullsia e Kosovës është rreth 93% shqiptare, vendi ynë jetëson një shkallë të lartë respekti për shumëgjuhësinë dhe multikulturalizmin, e cila është e ngërthyer në kushtetutën tonë dhe vërehet në çdo ligj shtetëror, ndërsa 20 nga 120 ulëse në Kuvend janë të rezervuara për pakicat etnike. Rrjedhimisht, Kosova është një vend ku mund të gjenden vlerat rrënjësore që i ndajmë me botën e frankofonisë.

Megjithëkëto, më duhet të vë në pah se, përkundër dëshirës për t’u avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status. Samiti i fundit i mbajtur në Francë tetorin e kaluar, dhjetë vjet pasi Kosova u bë anëtare vëzhguese, ishte gjithsesi një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt vlerave përbërëse të organizatës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës, duke patur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Natyrisht, është e kuptueshme që jo gjithçka varet nga vendimet e Kosovës, duke patur parasysh që duhet të ketë edhe disa vlerësime politike që lidhen me kriteret e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dhe në këtë drejtim të gjithë i dimë veçoritë historike dhe të sigurisë mbi sfidat që prekin të gjithë rajonin, përkundër gatishmërisë së dëshmuar të Kosovës për të kontribuar në të gjitha aspektet e bashkëpunimit rajonal.

Por, ndërkohë jam i bindur se potenciali i plotë i zhvillimit të mësimit të frëngjishtes në Kosovë mbetet ende i pashfrytëzuar.

Prandaj, në pritje të samitit të ardhshëm të vitit 2026, kur Kosova synon të aplikojë sërish për marrjen e statusit të anëtarit me të drejta të plota, Qeveria jonë dhe komunat e Kosovës duhet të fillojnë të punojnë së bashku për të gjetur një mënyrë për të adresuar rënien e orëve të mësimit të gjuhës frënge në mbarë vendin. Ky duhet të jetë hapi i parë duke e ditur që mund të llogarisim në përkrahjen e Institutit francez të Kosovës të porsaformuar në Prishtinë, për të identifikuar së bashku mënyrat më praktike dhe efektive të suksesit.

Për më tepër, mendoj se mekanizmi përcjellës i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë mbi “Gjuhën frënge në diversitet”, i krijuar në Samitin e Djerba-s në vitin 2022, do të ishte shumë i dobishëm për të përgatitur më mirë Kosovën për samitin e ardhshëm. Në këtë drejtim, i jam mirënjohës shteteve anëtare të organizatës, të cilat muajin e kaluar ritheksuan mbështetjen e tyre për Kosovën në vazhdimin e këtij rrugëtimi dhe në përpjekjet tona drejt anëtarësimit të
plotë.

Siç thashë edhe më herët, potenciali i plotë i të mësuarit të gjuhës frënge nuk është shfrytëzuar ende si duhet në të gjitha dimensionet e saj. Unë vetë jam i pakënaqur që kam lexuar kaq shumë autorë, filozofë, shkrimtarë dhe sociologë francezë, por asnjëherë drejtpërdrejt në frëngjisht. Dhe e di që me z. Glauk Konjufcën ndajmë të njëjtën ndjenjë e përshtypje sa i përket letërsisë dhe kinemasë franceze, edhe pse ky zhgënjim i yni kompensohet deri diku nga kënaqësia që vjen kur shohim sa shumë është përkthyer letërsia franceze në shqip si dhe nga marrëveshja e arritur për bashkëprodhim ndërmjet qendrës kinematografike përkatëse të Kosovës dhe të Francës”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë

Rikthehet qetësia në bulevard, boshatisen rrugët e Tiranës pas ndërhyrjes së policisë
24/10/2026 - 22:08

Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit, të cilët mbrëmjen e sotme iu rikthyen akteve të dhunshme. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, rrugët e kryeqytetit janë boshatisur. Ndërkohë,...

Më shumëDetails

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Protestuesi i plagosur sot në sy është tifoz i zjarrtë i kombëtares shqiptare, po operohet në spitalin e Traumës në Tiranë
24/10/2026 - 21:58

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i njohur si një prej tifozëve më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, është një nga të plagosurit rëndë gjatë protestës kombëtare të studentëve dhe të...

Më shumëDetails

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
24/10/2026 - 21:52

Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, i iniciuar nga Ministria e Punës dhe Familjes, synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në Kosovë përmes subvencionimit të faturave...

Më shumëDetails

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim
24/10/2026 - 21:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar...

Më shumëDetails

Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë

Dushan Janjiq: Në veri të Kosovës ka persona të trajnuar nga Wagner, të lidhur me Palestinën dhe Rusinë
24/10/2026 - 21:22

“E mira e këtyre zgjedhjeve është se Kosova nuk është tema kyçe. Ndoshta është e çuditshme. Është vërtet mirë se Kosova nuk është temë. Vetëm në manipulimin e...

Më shumëDetails

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE
24/10/2026 - 20:56

Foto: Kryeministri Albin Kurti duke dorëzuar aplikimin për statusin e vendit kandidat 15 dhjetor 2022 Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, në një intervistë për EO, ka folur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë