Shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, të secilës fushë veç e veç, ka filluar ta bëj Lidhja Demokratike e Kosovës.
Të hënën i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku së bashku me ekonomistët e LDK-së, prezantoi programin për ekonominë, që sipas të cilit, është më transformuesi që e ka pasur Kosova ndonjëherë.
Me “ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”.
“NE BESOJMË NË KOSOVË!
Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto”, u shpreh Abdixhiku.
Por, çfarë ekonomie po premton LDK?
Zotim, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, si kandidat për kryeministër ka:
– 5% rritje ekonomike
– 5 miliardë euro investime
– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
– Koeficient 150
– Pako Fiskale 2.0
– 0% TVSH për produkte bazike
– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
– Themelimi i Ministrisë së ICT-së
– 120 milionë euro TECH FUND
– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Inteligjencës Artificiale.













