Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të PDK-së se gjatë një takimi me dy përfaqësues të BE-së kanë kërkuar që mos t’i tërhiqen masat Kosovës sepse, siç tha, nëse ndodh një gjë tillë do të ndikonte pozitivisht në procesin zgjedhor në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.
E pyetur nëse ka fakte për një gjë të tillë, deputetja Kryeziu tha se këto informacione i kanë marrë nga kontaktet që kanë me përfaqësusesit e BE-së.
Kryeziu refuzoi t’i përmend emrat e tyre. /RTV21