Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani-Kosovë, deklaratat nga UEFA e Kombëtarja

16/11/2024 - 08:14
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani-Kosovë, deklaratat nga UEFA e Kombëtarja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës është braktisur në kohën shtesë të premten vonë, pasi futbollistët e Kombëtares kosovare e lëshuan fushën në Bukuresht duke u ankuar për thirrje raciste ndaj tyre nga tifozët rumunë.

UEFA, shtëpia e futbollit evropian, njoftoi në uebsajtin e saj se ndeshja është braktisur dhe se më vonë do të japë më shumë hollësi rreth saj.

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, tha se vendimi për braktisjen e ndeshjes u mor nga federata kosovare e futbollit, trajneri Franco Foda dhe vetë ekipi, pas “thirrjeve raciste” kundër Kosovës.

“Ne, si federatë, trajner dhe ekip, kemi vendosur të mos marrim pjesë në një ndeshje ku nuk respektohen vlerat themelore të UEFA-s. Jo vetëm që s’u respektuan vlerat, por kishte diskriminim racor, prandaj ne vendosëm që nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë për herë të dytë në stadiumin e njëjtë dhe nga tifozët e ndeshjet”, tha Shala në një konferencë për media në Bukuresht.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se kishte thirrje “Serbia, Serbia” dhe “Kosova është Serbi”, nga tifozët vendës, dhe se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes “së paku tri herë” para se ekipi kosovar ta braktiste fushën.

Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.

Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.

Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.

Tani, UEFA pritet të hapë procedurë disiplinore për këtë ndeshje, që mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e saj me rezultat zyrtar për mospranimin për t’u kthyer në fushë.

Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.

UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52 mijë euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.

Ajo ndeshje mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë “Kosova është Serbi”, para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës.

Rumania dhe Kosova po përballeshin në një ndeshje të rundit të pestë në Grupin C të Ligës C – kategorinë e parafundit në Ligën e Kombeve.

Rumania është lidere e grupit me 12 pikë dhe i nevojitej vetëm një barazim me Kosovën për ta siguruar promovimin në Ligën B.

Ndërkohë, Kosova, që ka 9 pikë, synonte ta mposhte Rumaninë sonte dhe të fitonte ndeshjen e fundit në grup kundër Lituanisë në Prishtinë dhe të shpresonte që Rumania të ndalej së paku me një barazim nga Qiproja për të pasur mundësi ta fitojë grupin.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./REL

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës

Gjini: Nuk guxojmë të eksperimentojmë me institucionet dhe Kushtetutën e Kosovës
17/10/2026 - 17:29

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se lufta për liri dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pjesë e themelit mbi të cilin është ndërtuar shteti...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Gjini: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet

Kurti kërkoi kohë shtesë, Gjini: Kulmi i paftyrësisë
17/10/2026 - 17:05

Aleanca është duke mbajtur mbledhjen e strukturave të partisë, ku do të paraqitet programi politik i saj. Përpara të pranishmëve, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, u shpreh se...

Më shumëDetails

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën, Policia tërhiqet me shpejtësi

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën, Policia tërhiqet me shpejtësi
17/10/2026 - 16:54

Një episod i pazakontë po ndodh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë futut një automjet “Audi”. Protestuesit e kanë sjellë përpara autobotëve të ujit duke e...

Më shumëDetails

Drejtori i Policisë: 167 shtetas të arrestuar për pesë ditë, 7 policë janë pezulluar

Drejtori i Policisë: 167 shtetas të arrestuar për pesë ditë, 7 policë janë pezulluar
17/10/2026 - 16:46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka bërë të ditur se 167 persona janë arrestuar dhe 388 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë...

Më shumëDetails

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
17/10/2026 - 16:42

Situata para godinës së Kryeministrisë është tensionuar, teksa protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë. Në përgjigje të incidenteve, efektivët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë