Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

25-vjetori i BQK’së, Kurti ia lë meritat për suksese Muratit dhe Ismailit që ishte drejtor në kohën kur Thesarit iu “avulluan” mbi 2 mln

16/11/2024 - 08:35
në Kryesore, Lajme
A A
25-vjetori i BQK’së, Kurti ia lë meritat për suksese Muratit dhe Ismailit që ishte drejtor në kohën kur Thesarit iu “avulluan” mbi 2 mln
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka marrë dje pjesë në organizimin për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Të pranishmëe, ai iu drejtua edhe me një fjalim. Kurti ka deklaruar se Banka Qendrore e Kosovës është e vetmja Bankë Qendrore në Evropë “e cila mund ta rivalizojë Bankën Qendrore Evropiane për nga dashuria për valutën euro, e të cilën e ka dëshmuar përgjatë këtij një viti si asnjëherë tjetër e si askush tjetër”.

Duke folur për sukseset e kësaj banke, Kurti ua la pak meritat edhe Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke përmendur se si i njëjti ka punuar në BQK dhe Guvernatorit të BQK’së, Ahmet Ismailit, duke theksuar përvojën e tij në Thesarin e shtetit. Në kohën sa Ismaili ka qenë drejtor, Thesarit të Shtetit i ishin “avulluar” mbi 2 milionë euro, raporton Express.

“Tash kur Kosova është vendosur në hartën botërore të shteteve serioze me politika të qëndrueshme përmes vlerësimit kreditor nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Rating, integrimi në Zonën Unike Evropiane të Pagesave – SEPA është hapi i radhës që na pret. Ky kapitull i ri në zhvillimin e qëndrueshëm financiar të Kosovës parashihet të reduktojë kohën dhe koston e transfereve ndërkombëtare duke shtuar efikasitetin dhe integrimin financiar të Kosovës me vendet e BE-së, si dhe duke hapur mundësi për rritje të mëtejshme ekonomike dhe investime të huaja. E ka mundësi që një ndër shkaktarët e këtij suksesi të viteve të fundit mbase është fakti që ministri i Financave ka punuar disa vjen në BQK ndërkaq guvernator i BQK-së ka qenë drejtor i Thesarit të shtetit për disa vjet te Ministria e Financave”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Kurti tha se përgjatë këtyre 25 viteve, BQK ka përjetuar dhe ka treguar një zhvillim progresiv duke kontribuar kësisoj edhe në rritjen ekonomike të vendit.

“Kjo është realizuar përmes përkushtimit institucional si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar ku mbështetja e tyre ka qenë tejet domethënëse përgjatë gjithë procesit”, shtoi ai.

Rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit kishte ndodhur në tetor të vitit 2020.

Labinot Gruda, atëbotë punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës. Njëri nga pronarët e këtij biznesi ishte edhe Kadri Shala dhe një person tjetër me inicialet V.Sh.

Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2022 ka shqiptuar dënim me burg dhe gjobë ndaj dy të akuzuarve. Gruda ishte dënuar me 11 vjet burgim dhe me gjobë prej 8.500 eurosh, ndërkaq Kadri Shala me 10 vjet burgim dhe 33.000 euro gjobë.

Gruda dhe Shala, sipas aktgjykimit, duhet të t’ia kompensojnë Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dëmin e shkaktuar në vlerë prej 2.077.995.90 euro.

Gruda ishte shpallur fajtor për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar, hyrje në sistemet kompjuterike, vjedhje e identitetit dhe pajisja e qasjes dhe shpërlarje e parave. Shala ishte shpallur fajtor për ndihmë në ndërlidhje me veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe për shpërlarje të parave.

Grudës po ashtu i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik për gjashtë vjet dhe koha e kaluar në vuajtje të dënimit, nuk do t’i llogaritet në kohëzgjatjen e këtij dënimi plotësues.

Në aktgjykim u tha se dy të pandehurve do t’u konfiskohen paratë e ngrira nga gjykata, të cilat janë përfituar si pasojë e aktiviteteve kriminale. Këto mjete parash, u tha se duhet të transferohen në buxhetin e Kosovës.

Po ashtu është urdhëruar konfiskimi i disa automjeteve.

Vendimi ishte vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

JU REKOMANDOJMË

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës

“Në shtëpinë me dy zot shtëpie s’ka bereqet, pse mos të propozohet Osmani për presidente” – asamblisti i Guxo-s me kritika të forta ndaj Pecit e Gërvallës
07/05/2026 - 17:12

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda kësaj liste, duke ngritur shqetësime për mungesë të qartësisë në udhëheqjen e...

Më shumëDetails

Rasti i pazakontë, futen telefonat në burgun e Mitrovicës të fshehur në topa

Rasti i pazakontë, futen telefonat në burgun e Mitrovicës të fshehur në topa
07/05/2026 - 17:08

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë ku është bërë përpjekje të futen telefona te të burgosurit, duke i fshehur në topa sportivë....

Më shumëDetails

Rasti i foshnjës në Ferizaj, një person sulmon me shkop kameramanin e Klan Kosovës, AGK kërkon të merren masa

Rasti i foshnjës në Ferizaj, një person sulmon me shkop kameramanin e Klan Kosovës, AGK kërkon të merren masa
07/05/2026 - 16:47

AGK-ja dënon sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj që shkoi për të raportuar për rastin e foshnjës. Ekipi i televizionit Klan Kosova është sulmuar sot në...

Më shumëDetails

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës
07/05/2026 - 16:36

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi është arrestuar të mërkurën në një operacion special të Prokurorisë dhe Policisë. Gashi, pronar i një kompanie të specializuar në fushën...

Më shumëDetails

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim

‘‘Mos e lejoni askënd të na ndajë”: Hamza i bën thirrje diasporës të regjistrohet për votim
07/05/2026 - 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se diaspora...

Më shumëDetails

Aksioni për krime ekonomike, IPK: Tre zyrtarë policorë janë arrestuar

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
07/05/2026 - 16:02

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në operacionin e sotëm të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, janë shoqëruar në objektin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

    PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë