Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKK: Buxheti i vitit 2025, i pamjaftueshëm për komunat

17/11/2024 - 08:15
në Ekonomi, Kryesore
A A
AKK: Buxheti i vitit 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Buxheti vjetor komunal është thelbësor për financimin e projekteve të ndryshme. Ai siguron shërbime cilësore për qytetarët dhe kontribuon në zhvillim ekonomik në nivel komunal. Por për buxhetin e planifikuar për komunat për vitin 2025, ka shfaqur pakënaqësi Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Të pamjaftueshëm, po e quan buxhetin e planifikuar për vitin 2025, Asociacioni i Komunave të Kosovës. Drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi, tha se me buxhetin e planifikuar, komunat e Kosovës do të përballen me një ulje të fondeve nga buxheti shtetëror.

“Sipas analizave të asociacionit, komunat do të kenë mangu mjete në raport me vitin e kaluar. Me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, komunat do të marrin 21.8% të buxhetit në total. Kurse gjatë vitin 2024, kanë përfituar rreth 22.4%.Shto këtu edhe problemin me kontratat kolektive ku komunave ju kanë marr padrejtësisht mbi 60 milionë euro”, tha ai për RTK.

Përveç kësaj, problem në këtë situatë, sipas tij, është edhe mosmiratimi i Grantit IV për investime kapitale, si dhe faktit ku mbi 60 milionë euro janë hequr nga buxhetet komunale deri tani gjatë këtij viti për zbatim të kontratave kolektive. Ai shton se në ndarjet buxhetore, Qeveria ka bërë dallime nëpër komuna.

Mirëpo, kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet, Armend Muja, nuk pajtohet me Ibrahimin. Ai thotë se buxheti i ndarë për komunat ka shënuar rritje vitet e fundit.

“Për komunat për vitin 2025 janë paraparë 788 milionë euro. Krahasuar me kohen kur ne nuk ishim në pushtet, kanë qenë të alukuara 544 milionë euro. Që nga koha kur ke kemi ardh, për komunat ka pasur rritje të buxhetit në vlerë 247 milionë euro. Përveç Grantit të rregullt është edhe ai në kuadër të buxhetit për infrastrukturë diku 50 milionë euro, në bashkëfinancim me komunat për projektet kapitale. Pra, veç këtij buxheti është edhe një buxhet tjetër që u është alukuar komunave”, theksoi Muja.

Për kontratat kolektive Muja thotë se janë në diskutim për mënyrën se si do të trajtohet çështja e tyre.
Njohësit e fushës së ekonomisë thonë se problemi nuk qëndron të planifikimi sa është të mos-realizimi i projekteve kapitale.

“Nuk ka ndonjë efekt të madh kur kemi parasysh se në vitet e fundit jemi përballuar me sfida dhe niveli i të ardhurave që është paraparë për disa kategori, nuk janë të mjaftueshme për mbulimin me normën e inflacionit. Nuk pres ndonjë risi që do të ndikoi, vetëm është një vazhdimësi e atë çfarë ka ndodhur edhe në vitet e kaluara”, tha Bashkim Mustafa, njohës i çështjeve ekonomike.

Sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP për “Planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2025″, 15 komunat e përfshira tregojnë se ka një rritje prej 2-11% të buxheteve vjetore për vitin 2025.

JU REKOMANDOJMË

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri

Nesër takohen liderët, fillojnë angazhimet për formimin e Kuvendit të ri
30/07/2026 - 12:39

Liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar përgatitjet para seancës konstituive. Takimi...

Më shumëDetails

Nisin sot gërmimet te va*rreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut

Nisin sot gërmimet te va*rreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
30/07/2026 - 10:42

Prokuroria Speciale pritet t’i nisë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin-Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish. Kjo, pas arrestimit...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Sot mblidhet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së

LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
30/07/2026 - 08:21

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, pasi janë përmbyllur procedurat statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët. Sipas njoftimit zyrtar...

Më shumëDetails

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty
29/07/2026 - 22:51

Aktualisht në fshatin Kalludër e Vogël në Zubin Potok, po zhvillohen gërmime në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë gjetur mbetje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Grimeri shqiptar fejohet me një mashkull

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Pse i pëlqeu postimet e Lule Gjelit në Facebook? Flet Tomë Gashi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë