Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Pecit, Pacollit dhe të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove

17/11/2024 - 13:24
në Kryesore, Lajme
A A
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Pecit, Pacollit dhe të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar për Bujqësi dhe shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe që ndaj tij të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.

Mustafa ka thënë se zbulimi i skandalit të përfitimit të grantit në vlerën rreth 100 mijë euro nga vëllai i deputetes së Lëvizjës Vetëvendosje Fitore Pacolli, përbën vetëm një dëshmi se si zyrtarët më të lartë shtetërorë të këtij pushteti po i shfrytëzojnë dhe i shpërdorojnë institucionet publike për të përfituar ata dhe familjarët e ngushtë të tyre nga paratë e taksapaguesve të Kosovës.

“Ky skandal nuk është aspak i rastësishëm sepse Fitore Pacolli është Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, komision të cilit i raporton Ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Siç u dëshmua tani më, vëllai i deputetes Pacolli, biznesin e tij e kishte themeluar pas aplikimit për projekt dhe vetëm 4 ditë para nënshkrimit të kontratës, gjë që ngre dyshime të mëdha për montimin dhe orkestrimin e përfitimit të këtij projekti, për motive të cilat duhet të zbardhen nga insititucionet e drejtësisë”, u shpreh Mustafa.

Ai ka thënë se pas zbulimit të këtij skandali, ministri Faton Peci do të duhej të raportonte në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, por ngase ka akomoduar interesat e ngushta financiare të familjes së Kryetares së këtij Komisioni Fitore Pacolli, tashmë kjo e fundit nuk e ka kredibilitetin që ta ftojë në raportim ministrin Peci, për shkak të rrethanave të konfliktit të interesit.

“Prandaj, ne kërkojmë shkarkimin e Fitore Pacollit nga pozita e kryetares së këtij komisioni, pasi që konsiderojmë se këtë funksion e ka shfrytëzuar me qëllim të ushtrimit të ndikimit, i cili ka quar në përfitimin e grantit në vlerë rreth 100 mijë euro nga vëllau i saj. Nga ana tjetër, për ministrin Peci, as dorëheqja e as shkarkimi nuk mjaftojnë. Ndaj tij kërkojmë që të zhvillohen hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro dhe nëse ky përfitim është rezultat i raportit të vartësisë zyrtare që ky ministër e ka me komisionin të cilin e udhëheqë Fitore Pacolli”, deklaroi Mustafa.

Ai ka thënë se skandali thellohet edhe më shumë, kur në të njëjtin afat për grante i është refuzuar përkrahja zonjës Fahrije Hoti, si njëra prej grave heroina të Krushës.

Më tej, anëtari i Kryesisë së PDKsë ka folur edhe për ngutinë e aprovimit të buxhetit të vitit 2025, pa i dhënë deputetëve kohën e paraparë për të propozuar amandamentet e tyre.

“Tash po krijohet dyshimi i bazuar se në buxhetin 2025 kanë kurdisur përfitime të tilla për njerëzit e tyre, pavarësisht faktit se ky pushtet nuk do të jetë aty për ta zbatuar buxhetin e ardhshëm”,u shpreh ai.

Në fund, Arben Mustafa ka thënë se tani kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet, ky pushtet edhe mund ti ikë përgjegjësisë për të dhënë llogari në Kuvendin e Kosovës, por nuk mund ti ikë llogaridhënies para qytetarëve më 9 shkurt, kur edhe do të marrin verdiktin e merituar për këto abuzime të njëpasnjëshme.

JU REKOMANDOJMË

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore
03/08/2026 - 20:16

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas, siç e ka cilësuar ai, një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe bashkëshortes së tij. Rama...

Më shumëDetails

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë
03/08/2026 - 19:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij....

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
03/08/2026 - 19:23

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
03/08/2026 - 19:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Anëtarja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë