Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxhaj thotë se po tentohet minimi i Marrëveshjes së Ohrit e Planit të Ahtisaarit: Kjo është kundër interesave të shqiptarëve

18/11/2024 - 13:24
në Lajme
A A
Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet sot në Prishtinë.

Hoxhaj tha se para 10 vitesh e ka hedhur idenë për organizimin e mbledhjeve të përbashkëta të qeverive. Megjithatë, ai ngriti shqetësime serioze për qasjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe për cenimin e gjuhës shqipe në këtë shtet.

“Gjuha shqipe është e gjithë shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan”, shkroi Hoxhaj.

Ai kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar për përpjekje për ta rikonfiguruar Planin e Ahtisaarit. Hoxhaj e vlerësoi këtë qasje si të dëmshme për interesat kombëtare dhe partneritetin perëndimor në rajon.

“Çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit është kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë në Ballkan”, shkroi ai.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Sot në Prishtinë takohen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut dhe gjithmonë kam qenë në mbështetje të mbledhjeve të përbashkëta! Personalisht, e kam hedhur idenë në Qeverinë e Kosovës dhe kemi miratuar konceptin e mbledhjes së përbashkët të qeverive para 10 vitesh. Është mirë që deri më tani ka pasur mbledhje të përbashkëta, por e veçanta e kësaj mbledhjeje është kjo:

Sot vjen në Kosovë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila është e përkushtuar që ta përmbysë dhe ta rikonfigurojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila është arritja më e madhe e vetë shqiptarëve në Maqedoni. Sot pres që Qeveria e Kosovës ta ngrejë çështjen e cenimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Gjuha shqipe është e shqiptarëve, jo e një partie politike, por e gjithë popullit shqiptar kudo që jeton në Ballkan. Qeveria e Kosovës duhet ta ngrisë sot zërin edhe për aktet e shëmtuara të arrestimit të veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut!

Mjerisht, kemi një Qeveri të Kosovës, e cila ka bërë çdo gjë që ta rikonfigurojë Planin e Ahtisaarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës, njësoj sikurse tentativat për ta zhbërë Marrëveshjen e Ohrit, që është arritja më e madhe politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Çfarë më shqetëson mua është se çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit, dhe për të rikonfiguruar realitetin politik të krijuar nga ato, është kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë në Ballkan!

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara
21/10/2026 - 18:09

Brenda një periudhe prej rreth gjashtë vitesh, raporti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rrëshqitur nga...

Më shumëDetails

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën
21/10/2026 - 17:41

Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, e cila ka...

Më shumëDetails

Largimi i Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK, Krasniqi: Ishte kënaqësi që punuam bashkë

Largimi i Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK, Krasniqi: Ishte kënaqësi që punuam bashkë
21/10/2026 - 17:23

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të partisë dhe Kosovës, pasi Hamza sot ka...

Më shumëDetails

Kush duhet të marr drejtimin e LDK-së? Ja çka thotë deputeti i kësaj partie!

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
21/10/2026 - 17:13

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social në Facebook, Sadiku...

Më shumëDetails

Mungesa e kushteve në vendin e punës, Inspektorati ndalon disa punime në këto qytete të Kosovës

Mungesa e kushteve në vendin e punës, Inspektorati ndalon disa punime në këto qytete të Kosovës
21/10/2026 - 16:41

Inspektorati Qendror i Punës ka njofutuar sot se ka ndaluar punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Inspektorati Qendror i Punës ka konfirmuar se gjatë...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet nesër nga ora 10:00, ky është rendi i ditës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
21/10/2026 - 16:33

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar ditën e nesërme do të zhvillojë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në njoftimin për media njoftohet edhe rendi i ditës, ku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë