Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar

18/11/2024 - 17:30
në Lajme
A A
Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt.

Kelmendi tha se “projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit” është “avulluar”, ndërsa tha se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.

Thaçi thotë se ai dhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë ndodhte me pjesën e parë të këtij projekti dhe kësisoj i kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi. Si pasojë e kësaj thotë se “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.

Thaçi thotë se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.

“Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre”, shkruan Thaçi.

Sqarimi i plotë i ish-zëvendësministrit të Arsimit, Jusuf Thaçi:

Sqarim publik në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net)

Pa dashur assesi të futem në betejën politike në mes të partive politike, por i shtyrë nga detyra morale për ta mbrojtur të vërtetën, më duhet ta bëj një sqarim publik për akuzat që po i bëhen ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) znj. Hykmete Bajrami në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), meqë në këtë kohë unë kam qenë zëvendësministër në MASHTI dhe kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë.

Me fillimin e pandemisë në Kosovë, si MASHTI kemi filluar të hulumtojmë dhe eksplorojmë se çfarë platforma apo aplikacione të mira, të lehta e të qasshme për të gjithë të përdorim për ofrimin e mësimit në distancë (nëse mbyllen shkollat dhe pasi janë mbyllur ato). Në mesin e shumë propozimeve që kemi marrë, jemi informuar edhe për platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), e cila siç shihet nga domaini, është platformë shtetërore. Nisur nga ky fakt, kemi menduar që kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për ofrimin e mësimit në distancë, prandaj menjëherë jemi munduar të informohemi në detaje për këtë projekt. Fatkeqësisht, askush nga stafi civil e profesional i MASHTI-t nuk ka pasur informata të sakta dhe dosje me dokumente në lidhje me këtë. Të gjendur në këtë situatë, e kemi kontaktuar kompaninë që e ka zbatuar këtë projekt dhe jemi takuar me ta në MASHTI. As kompania nuk ka qenë në gjendje që ta ofrojë dokumentacionin e plotë për këtë projekt.

Pavarësisht pse nuk kemi arritur ta gjejmë dosjen e dokumentacionit të projektit, bazuar në faktin që platforma E-edukimi ka qenë në domain shtetëror (.rks-gov.net), i kemi kërkuar kompanisë që të na sigurojë qasje në administrimin e platformës, në mënyrë që të shohim a mund të përdoret platforma për nevoja të ofrimit të mësimit në distancë. Këto kredenciale kemi kërkuar që t’i dorëzohen (U.D.) Sekretarit të Përgjithshëm të MASHTI-t. Këtë e dëshmon edhe dokumenti i datës 18 mars 2020, i publikuar sot në media. Dokumenti është dëshmi e pranim-dorëzimit të kredecialeve për administrimin e platformës e-edukimi.rks-gov.net. Qartazi dokumenti nuk ka lidhje me pranim-dorëzimin e projektit si projekt në tërësi, sepse pranim-dorëzimi i projektit ka rregulla e procedura krejt tjera. Pas analizës së platformës, e kemi parë që ajo është një platformë koti që nuk ndihmon për asgjë, pavarësisht pse për të janë harxhuar mbi 5 milionë euro.

Për të mos u mjaftuar me kaq, i njëjti projekt e ka pasur edhe “pjesën e dytë” me kosto rreth 4-5 milionë euro (nuk më kujtohet shuma e saktë). Edhe pjesa e dytë e projektit ka qenë në procedurë e sipër të miratimit përmes procedurës së “marrëveshjes ndërkombëtare” (gati në fazat e fundit). Të alarmuar se çfarë ka ndodh me pjesën e parë të këtij projekti, unë dhe Ministrja Hykmete Bajrami e kemi informuar Ministrin e Financave Besnik Bislimi (sepse me sa e di unë procedura veçse ka qenë në këtë ministri) dhe Kryeministrin Kurti në lidhje me këtë projekt dhe si pasojë e kësaj është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro.

Para përfundimit të këtij sqarimi publik më duhet ta përmend faktin që e di se Ministrja Hykmete Bajrami e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media gjatë kohës sa ka qenë Ministre në MASHTI. Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre.

Me respekt,

Jusuf Thaçi

Zëvendësministër në MASHTI në përiudhën 13 shkurt deri 3 qershor 2020

P.S.: Po bëhen gati një vit prej se jam tërhequr nga paraqitjet publike dhe kështu do të vazhdoj edhe pas këtij sqarimi publik, të cilin u detyrova ta bëj për shkak se, siç e thash në fillim, kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë. Pra, u detyrova ta ofroj për publikun një të vërtetë që e di, pa pasur qëllim as ta mbroj e as ta akuzoj dikë.

JU REKOMANDOJMË

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së
21/10/2026 - 15:14

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të kësaj partie. Pavarësisht largimit nga udhëheqja...

Më shumëDetails

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës
21/10/2026 - 15:02

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës do të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemeve të tyre, ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve...

Më shumëDetails

Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr

Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr
21/10/2026 - 14:56

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqja e partisë. Hamza tha se ky vendim i hap rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda...

Më shumëDetails

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së

Bedri Hamza jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së
21/10/2026 - 14:43

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i deritashëm i partisë më të madhe opozitare njoftoi për vendimin në një...

Më shumëDetails

Dyshime për dallavere në tenderin 415 mijë eurosh në Fushë Kosovë? Komuna vendosi në dosje të tenderit 20 pajisje si kritere të panevojshme

Dyshime për dallavere në tenderin 415 mijë eurosh në Fushë Kosovë? Komuna vendosi në dosje të tenderit 20 pajisje si kritere të panevojshme
21/10/2026 - 14:33

Ekspertja e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Agnesa Ibrahimi, ka rekomanduar që të aprovohet ankesa e kompanisë “2A Group SH.P.K.” kundër Komunës së Fushë Kosovës të drejtuar nga...

Më shumëDetails

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte
21/10/2026 - 14:25

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar me burgim prej 10 viteve, raporton Ekonomia Online....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë