Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar

18/11/2024 - 17:30
në Lajme
A A
Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt.

Kelmendi tha se “projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit” është “avulluar”, ndërsa tha se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.

Thaçi thotë se ai dhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë ndodhte me pjesën e parë të këtij projekti dhe kësisoj i kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi. Si pasojë e kësaj thotë se “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.

Thaçi thotë se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.

“Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre”, shkruan Thaçi.

Sqarimi i plotë i ish-zëvendësministrit të Arsimit, Jusuf Thaçi:

Sqarim publik në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net)

Pa dashur assesi të futem në betejën politike në mes të partive politike, por i shtyrë nga detyra morale për ta mbrojtur të vërtetën, më duhet ta bëj një sqarim publik për akuzat që po i bëhen ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) znj. Hykmete Bajrami në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), meqë në këtë kohë unë kam qenë zëvendësministër në MASHTI dhe kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë.

Me fillimin e pandemisë në Kosovë, si MASHTI kemi filluar të hulumtojmë dhe eksplorojmë se çfarë platforma apo aplikacione të mira, të lehta e të qasshme për të gjithë të përdorim për ofrimin e mësimit në distancë (nëse mbyllen shkollat dhe pasi janë mbyllur ato). Në mesin e shumë propozimeve që kemi marrë, jemi informuar edhe për platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), e cila siç shihet nga domaini, është platformë shtetërore. Nisur nga ky fakt, kemi menduar që kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për ofrimin e mësimit në distancë, prandaj menjëherë jemi munduar të informohemi në detaje për këtë projekt. Fatkeqësisht, askush nga stafi civil e profesional i MASHTI-t nuk ka pasur informata të sakta dhe dosje me dokumente në lidhje me këtë. Të gjendur në këtë situatë, e kemi kontaktuar kompaninë që e ka zbatuar këtë projekt dhe jemi takuar me ta në MASHTI. As kompania nuk ka qenë në gjendje që ta ofrojë dokumentacionin e plotë për këtë projekt.

Pavarësisht pse nuk kemi arritur ta gjejmë dosjen e dokumentacionit të projektit, bazuar në faktin që platforma E-edukimi ka qenë në domain shtetëror (.rks-gov.net), i kemi kërkuar kompanisë që të na sigurojë qasje në administrimin e platformës, në mënyrë që të shohim a mund të përdoret platforma për nevoja të ofrimit të mësimit në distancë. Këto kredenciale kemi kërkuar që t’i dorëzohen (U.D.) Sekretarit të Përgjithshëm të MASHTI-t. Këtë e dëshmon edhe dokumenti i datës 18 mars 2020, i publikuar sot në media. Dokumenti është dëshmi e pranim-dorëzimit të kredecialeve për administrimin e platformës e-edukimi.rks-gov.net. Qartazi dokumenti nuk ka lidhje me pranim-dorëzimin e projektit si projekt në tërësi, sepse pranim-dorëzimi i projektit ka rregulla e procedura krejt tjera. Pas analizës së platformës, e kemi parë që ajo është një platformë koti që nuk ndihmon për asgjë, pavarësisht pse për të janë harxhuar mbi 5 milionë euro.

Për të mos u mjaftuar me kaq, i njëjti projekt e ka pasur edhe “pjesën e dytë” me kosto rreth 4-5 milionë euro (nuk më kujtohet shuma e saktë). Edhe pjesa e dytë e projektit ka qenë në procedurë e sipër të miratimit përmes procedurës së “marrëveshjes ndërkombëtare” (gati në fazat e fundit). Të alarmuar se çfarë ka ndodh me pjesën e parë të këtij projekti, unë dhe Ministrja Hykmete Bajrami e kemi informuar Ministrin e Financave Besnik Bislimi (sepse me sa e di unë procedura veçse ka qenë në këtë ministri) dhe Kryeministrin Kurti në lidhje me këtë projekt dhe si pasojë e kësaj është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro.

Para përfundimit të këtij sqarimi publik më duhet ta përmend faktin që e di se Ministrja Hykmete Bajrami e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media gjatë kohës sa ka qenë Ministre në MASHTI. Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre.

Me respekt,

Jusuf Thaçi

Zëvendësministër në MASHTI në përiudhën 13 shkurt deri 3 qershor 2020

P.S.: Po bëhen gati një vit prej se jam tërhequr nga paraqitjet publike dhe kështu do të vazhdoj edhe pas këtij sqarimi publik, të cilin u detyrova ta bëj për shkak se, siç e thash në fillim, kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë. Pra, u detyrova ta ofroj për publikun një të vërtetë që e di, pa pasur qëllim as ta mbroj e as ta akuzoj dikë.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca në OKB ul tonet ndaj Hagës, Kajtazi: T’i bëhet kjo pyetje sapo të rikthehet në Kosovë 🖇 Klikoni linkun në koment

Konjufca në OKB ul tonet ndaj Hagës, Kajtazi: T’i bëhet kjo pyetje sapo të rikthehet në Kosovë  🖇 Klikoni linkun në koment
21/10/2026 - 14:09

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka cilësuar të dëmshëm artikulimin e ministrit Glauk Konjufca në raport me verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë, gjatë fjalës së tij në Këshillin...

Më shumëDetails

“E kam mbrojtur Donikën, por…”: Peci paralajmëron se do ta përfshijë Gërvallën në betejën gjyqësore me Pacollin

Peci i shkon në zyre Gërvallës për t’ja uruar detyrën e re: Me fat përgjegjësia e re, Donikë! Le të jetë ky rrugëtim i vështirë i udhëhequr nga parimet tua!
21/10/2026 - 14:06

aton Peci ka paralajmëruar se nuk do ta mbrojë më Donika Gërvallën në betejën e tij gjyqësore me Behgjet Pacollin. Pas vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks

Ramush Haradinaj: Protezat për invalidët e luftës janë detyrim i shtetit, jo luks
21/10/2026 - 13:58

Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të komisionit, që vendosi të mos përkrahë amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove shtesë për proteza dhe pajisje mjekësore për...

Më shumëDetails

Kurti priti në një takim shefin e zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare

Kurti priti në një takim shefin e zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare
21/10/2026 - 13:56

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të...

Më shumëDetails

“Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

“Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit
21/10/2026 - 13:49

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte salduesi që modifikoi mjetet transportuese të “Po Petrol Fariz” të Faruk Mazrek që bartnin ujë në vend të naftës

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: Ky ishte salduesi që modifikoi mjetet transportuese të “Po Petrol Fariz” të Faruk Mazrek që bartnin ujë në vend të naftës
21/10/2026 - 13:43

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë