Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar

18/11/2024 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformën për digjitalizimin e arsimit, pasi zëvendësministri aktual, Taulant Kelmendi e akuzoi ish-ministren Hykmete Bajrami për këtë projekt.

Kelmendi tha se “projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit” është “avulluar”, ndërsa tha se “sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.

Thaçi thotë se ai dhe Bajrami ishin alarmuar me atë se çfarë ndodhte me pjesën e parë të këtij projekti dhe kësisoj i kishin njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Financave Besnik Bislimi. Si pasojë e kësaj thotë se “është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro”.

Thaçi thotë se ministrja e atëhershme Bajrami “e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media”.

“Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre”, shkruan Thaçi.

Sqarimi i plotë i ish-zëvendësministrit të Arsimit, Jusuf Thaçi:

Sqarim publik në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net)

Pa dashur assesi të futem në betejën politike në mes të partive politike, por i shtyrë nga detyra morale për ta mbrojtur të vërtetën, më duhet ta bëj një sqarim publik për akuzat që po i bëhen ish-ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) znj. Hykmete Bajrami në lidhje me platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), meqë në këtë kohë unë kam qenë zëvendësministër në MASHTI dhe kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë.

Me fillimin e pandemisë në Kosovë, si MASHTI kemi filluar të hulumtojmë dhe eksplorojmë se çfarë platforma apo aplikacione të mira, të lehta e të qasshme për të gjithë të përdorim për ofrimin e mësimit në distancë (nëse mbyllen shkollat dhe pasi janë mbyllur ato). Në mesin e shumë propozimeve që kemi marrë, jemi informuar edhe për platformën E-edukimi (e-edukimi.rks-gov.net), e cila siç shihet nga domaini, është platformë shtetërore. Nisur nga ky fakt, kemi menduar që kjo mund të jetë zgjidhja më e mirë për ofrimin e mësimit në distancë, prandaj menjëherë jemi munduar të informohemi në detaje për këtë projekt. Fatkeqësisht, askush nga stafi civil e profesional i MASHTI-t nuk ka pasur informata të sakta dhe dosje me dokumente në lidhje me këtë. Të gjendur në këtë situatë, e kemi kontaktuar kompaninë që e ka zbatuar këtë projekt dhe jemi takuar me ta në MASHTI. As kompania nuk ka qenë në gjendje që ta ofrojë dokumentacionin e plotë për këtë projekt.

Pavarësisht pse nuk kemi arritur ta gjejmë dosjen e dokumentacionit të projektit, bazuar në faktin që platforma E-edukimi ka qenë në domain shtetëror (.rks-gov.net), i kemi kërkuar kompanisë që të na sigurojë qasje në administrimin e platformës, në mënyrë që të shohim a mund të përdoret platforma për nevoja të ofrimit të mësimit në distancë. Këto kredenciale kemi kërkuar që t’i dorëzohen (U.D.) Sekretarit të Përgjithshëm të MASHTI-t. Këtë e dëshmon edhe dokumenti i datës 18 mars 2020, i publikuar sot në media. Dokumenti është dëshmi e pranim-dorëzimit të kredecialeve për administrimin e platformës e-edukimi.rks-gov.net. Qartazi dokumenti nuk ka lidhje me pranim-dorëzimin e projektit si projekt në tërësi, sepse pranim-dorëzimi i projektit ka rregulla e procedura krejt tjera. Pas analizës së platformës, e kemi parë që ajo është një platformë koti që nuk ndihmon për asgjë, pavarësisht pse për të janë harxhuar mbi 5 milionë euro.

Për të mos u mjaftuar me kaq, i njëjti projekt e ka pasur edhe “pjesën e dytë” me kosto rreth 4-5 milionë euro (nuk më kujtohet shuma e saktë). Edhe pjesa e dytë e projektit ka qenë në procedurë e sipër të miratimit përmes procedurës së “marrëveshjes ndërkombëtare” (gati në fazat e fundit). Të alarmuar se çfarë ka ndodh me pjesën e parë të këtij projekti, unë dhe Ministrja Hykmete Bajrami e kemi informuar Ministrin e Financave Besnik Bislimi (sepse me sa e di unë procedura veçse ka qenë në këtë ministri) dhe Kryeministrin Kurti në lidhje me këtë projekt dhe si pasojë e kësaj është ndalur procedura e miratimit të pjesës së dytë të projektit dhe kësisoj buxhetit të MASHTI-t i janë kursyer ato 4-5 milionë euro.

Para përfundimit të këtij sqarimi publik më duhet ta përmend faktin që e di se Ministrja Hykmete Bajrami e ka denoncuar këtë projekt edhe publikisht në media gjatë kohës sa ka qenë Ministre në MASHTI. Veç kësaj, më duhet ta përmend edhe faktin që ky projekt “është përfunduar” shumë para vitit 2020, kur Hykmete Bajrami nuk ka qenë ministre.

Me respekt,

Jusuf Thaçi

Zëvendësministër në MASHTI në përiudhën 13 shkurt deri 3 qershor 2020

P.S.: Po bëhen gati një vit prej se jam tërhequr nga paraqitjet publike dhe kështu do të vazhdoj edhe pas këtij sqarimi publik, të cilin u detyrova ta bëj për shkak se, siç e thash në fillim, kam qenë i përfshirë edhe personalisht në këtë problematikë. Pra, u detyrova ta ofroj për publikun një të vërtetë që e di, pa pasur qëllim as ta mbroj e as ta akuzoj dikë.

JU REKOMANDOJMË

Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas

Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
07/05/2026 - 12:09

Petrit Hajdari ka njoftuar se është larguar nga drejtimi i Degës së PDK-së në Drenas, pas kërkesës së kryetarit të partisë, Bedri Hamza. Përmes një reagimi publik, Hajdari...

Më shumëDetails

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm
07/05/2026 - 11:41

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve...

Më shumëDetails

AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor

AKB: Duke ndëshkuar Shqipërinë nuk mbrohet tregu vendor
07/05/2026 - 11:35

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me masat dhe qasjen e fundit të Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV-së ndaj produkteve të importuara, veçanërisht...

Më shumëDetails

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Ish deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci, i bashkohet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit
07/05/2026 - 11:25

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Guxo, Jeta Statovci, i është bashkuar rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi...

Më shumëDetails

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani
07/05/2026 - 11:03

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania është një çështje e vogël. Një çështje shumë më e madhe është se Trump, ka anuluar vendosjen e planifikuar të raketave Tomahawk....

Më shumëDetails

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi

Spitali i Mitrovicës kryen me sukses një operacion kompleks, pacientit i hiqet një tumor masiv nga trupi
07/05/2026 - 11:01

Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës. Spitali njofton se operacioni është kryer tek një pacient nga qyteti i Mitrovicës, i cili vuante...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Haxhiu pas dështimit të 26-të: Nuk po kërkojmë që opozita të votojë për komisionin e fshehtë, por të marrin pjesë në votim

    “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Deklaratë e fortë e Florin Krasniqit: Kurti do t’ua dërgojë Njësinë Speciale komandantëve të UÇK-së

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë