Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hill: Duhet ende punë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është humbur shumë kohë

19/11/2024 - 15:14
në Lajme
A A
Hill: Duhet ende punë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është humbur shumë kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill, tha se duhet bërë ende shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.Hill në Konferencën e Sigurisë në Beograd, theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE.

“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Hill.Ai shtoi se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Hill referuar Asociacionit me shumicë serbe tha se për ato që është rëndë dakord, duhet të zbatohen.“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Sigurisht që kemi humbur kohë për shumë arsye, por duhet t’i rikthehemi punës”, tha ambasadori amerikan.

I pyetur për deklarata të caktuara se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet, por se ka presion ndaj Kosovës për ta bërë këtë, Hill thekson se nuk është i sigurt se do të pajtohej me atë pikëpamje.“Gjithçka është shumë më komplekse dhe ne duhet të vazhdojmë normalizimin dhe të miratojmë propozimet e bëra nga Lajçak. Nuk mund të pajtohem me deklaratën tuaj. Mendoj se nuk po e shihni situatën në dritën më të mirë dhe duhet të kuptoni se është një proces kompleks që përfshin të dyja palët”, tha Hill.

I pyetur nëse dialogu do të zhbllokohej nëse Kosova dërgonte në Gjykatën Kushtetuese draftin evropian të Asociacionit, Hill tha:“Më duhet të them se është punë e zotit Lajçak dhe duhet ta pyesni për mendimin e tij. “Pikëpamja jonë është se duhet të mbështesim Lajçakun, propozimet e tij dhe të përpiqemi t’i miratojmë sipas marrëveshjes së përbashkët”, theksoi ai.

I pyetur se si do të ndikojë zgjedhja e presidentit të ri të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill thekson se aktualisht në Uashington është një periudhë tranzicioni.“Duhet të bëhet shumë punë kur bëhet fjalë për emërimin e zyrtarëve në pozita të larta. Pasi kjo të përfundojë, do të ketë emërime në poste të tjera, shumë prej të cilave duhet të konfirmohen nga Senati. Duhet të shohim se si do të zhvillohet gjithçka dhe kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjemi për momentin”, përfundoi Hill.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arrestohet një person në Kçiq të Mitrovicës, në shtëpinë e tij i gjendet kokainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë