Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria e deklaron prioritet mirëqenien e fëmijëve, premtohet avancim i të drejtave të tyre

20/11/2024 - 13:38
në Lajme
A A
Qeveria e deklaron prioritet mirëqenien e fëmijëve, premtohet avancim i të drejtave të tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e deklaron prioritet mirëqenien e fëmijëve, premtohet avancim i të drejtave të tyre

UNICEF-i dhe BE-ja në Kosovë kanë shënuar Ditën Botërore të Fëmijëve – në kuadër të projektit “Mbrojtja e Fëmijëve të Cenueshëm në Kosovë”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se gjatë mandatit të saj ka adresuar çështjen e të drejtave të fëmijëve.

Po ashtu, Haxhiu ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë me miratimin e Buxhetit të shtetit 2025, ka rritur subvencionimin e organizatave joqeveritare nga 1.5 milionë në 2.5 milionë euro.

“Sot uroj që ta shfrytëzoni këtë mbledhje të adresoni të gjitha çështjet që keni. Si ministre nuk do të mund të paramendoja një situatë pa bashkëpunimin me organizata vendore dhe ndërkombëtare. Si Qeveri kemi punuar me priorite të cilat fuqizojnë familjen duke e mbrojtur atë po ashtu duke e avancuar të drejtat e fëmijëve. Pjesë e kësaj reforme do të jetë edhe kujdesi dhe mirëqenia sociale. Fëmijët e cenueshëm që nga momenti kur kemi marrë adresimin me përkushtimin maksimal kemi qenë të angazhuar dhe në këtë drejtim ne kemi hartuar ligjin e ri. I kemi adresuar të gjitha aktet nën ligjore për të drejtat e fëmijëve. Buxheti për subvencionimin e organizatave vendore nga Ministria e Drejtësisë ka qenë 1.5 milionë, ndërsa me miratimin e Buxheti te shtetit 2025, subvencionimi do të rritet në 2.5 milionë euro”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se dëgjimi i zërit të fëmijëve është e rëndësishme në vendimmarrje dhe politikbërje.

“Në këtë ditë zhvillojmë një sërë aktivitetesh, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve ne e ri aprovojmë angazhimin që kemi për fëmijët. Diskutuam për tematikën e zgjedhur e cila është rëndësia e dëgjimit të fëmijëve. Jam e gatshme t’iu dëgjoj me vëmendje, sigurohemi që të jeni pjesë e vendimmarrjes, jam e gatshme të dëgjoj nga ju idenë më kreative. Me ide të tilla politika ka gjithë përfshirje dhe zbatueshmëri më të madhe. Në këtë vit, MASHT-I hap javën kundër braktisjes së fëmijëve me aktivitete dhe fushata që të mos ketë raste të braktisje”, ka thënë Nagavci.

Ambasadori i BE-se në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se për të mbrojtur fëmijët janë bërë disa dokumente të rëndësishme, siç është Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

“Sot më 20 nëntor është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë ne sepse para shumë vitesh janë miratuar shumë dokumente, siç janë deklarata e të drejtave të fëmijëve dhe Konventa e të Drejtave të Fëmijëve. Këto dokumente nuk janë arsye pse jemi këtu sot ne, jemi sot për juve fëmijë. Të gjithë ata që do të flasin para jush janë këtu për ta mbështetur të ardhmen tuaj. Jam krenar ta shoh këtë mbështetje që ka për synim mbrojtjen e fëmijëve. Më është thënë që Kosova ka përfunduar kornizën legjislative për të drejtat e fëmijëve të cenueshëm dhe fëmijët që kanë nevojë për asistence sociale. Kam besim që do t’i siguroni fëmijët e cenueshëm”, ka thënë Orav.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it, Veronika Vashchenko, ka theksuar se e ardhmja e fëmijëve varet nga aftësia jonë për t’i dëgjuar ata.

“Teksa festojmë këtë ditë, duhet të kujtojmë se të drejtat e fëmijëve janë të panegociueshme. E ardhmja e fëmijëve varet nga aftësia jonë për t’i dëgjuar ata dhe për t’i dhënë prioritet mirëqenies se tyre në çdo vendim që marrim,” tha Vashchenko.

Avokuesit e rijnë Esra, Bekimi dhe Adriatiku patën mundësinë të paraqesin pikëpamjet e tyre për fushatën “Zgjidh nyjën”, lëvizje për përfshirje më të madhe të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë