Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Osmani: Koordinimi më aleatë nuk është nënshtrim e as shantazhim – luajtja bixhoz me aleancat cenon vetë mbrojtjen e Kosovës

21/11/2024 - 11:13
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Më 24 shtator 2023, Afrim Bunjaku me shokë i treguan Serbisë që Kosova s’ka asnjë pëllëmbë toke për të falur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja Vjosa Osmani, në adresimin vjetor para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se bashkëpunimi dhe koordinimi me aleatët nuk është nënshtrim e as shantazhim.

Osmani ka thënë se aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme sesa cilido politikan apo cilado palë zgjedhjesh, duke theksuar se asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim, raporton Express.

Sipas saj, Presidenca e Kosovës, pas pavarësisë, nuk i ka pasur dyert më të hapura asnjëherë më shumë sesa këtë mandat.

“Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Andaj, rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se, dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Unë besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme sesa cilido prej nesh si politikan apo cilado palë zgjedhjesh”, ka thënë Osmani para deputetëve.

Osmani ka thënë se vënia në rrezik, luajtja bixhoz apo cenimi i këtyre aleancave, e cenon vetë mbrojtjen e Kosovës, duke shtuar se talljet në llogari të tyre e sulmet ndaj tyre nuk i bëjnë nder vendit.

“Ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë. Shihni deklarimet e superfuqive botërore: do të shihni qindra fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kapërcejnë bashkë me aleatët sepse nuk munden t’ia dalin të vetëm. Prandaj asnjëherë nuk e kam kuptuar e as mirëkuptuar, as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet. As njëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës. Përkundrazi, duhet shumë punë e shumë angazhim për mirëmbajtjen e aleancave e partneriteteve bazuar në parime e vlera. Vetëm kjo rrugë mund t’i çojë interesat e Kosovës përpara”, ka thënë Osmani.

JU REKOMANDOJMË

Papa i ri është amerikani Robert Prevost
Lajme

Papa i ri është amerikani Robert Prevost

08/05/2025 - 19:34
Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)
HULUMTIME

Kuvendi Komunal i Mitrovicës me shumicë votash miratoi Hartën Zonale, Kryesuesja kundërligjshëm konstatoi se nuk është aprovuar (Dokument)

08/05/2025 - 19:30
Vjedh në “Viva Fresh” në Prishtinë – arrestohet i dyshuari pas identifikimit nga kamerat
Lajme

Vjedh në “Viva Fresh” në Prishtinë – arrestohet i dyshuari pas identifikimit nga kamerat

08/05/2025 - 19:19
Presidentja Osmani e gatshme për takim me liderët politikë nga 16 prilli
Lajme

Presidentja Osmani e gatshme për takim me liderët politikë nga 16 prilli

08/05/2025 - 19:16
Abdixhiku prezanton hallet e pensionistëve: Jemi të gatshëm t’i nderojmë gjeneratat që kanë ndërtuar Kosovën
Lajme

LDK kryen takimin për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Javët në vijim përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë e asamblistë

08/05/2025 - 18:08
Foto: Mirset Ajeti dhe Bekim Hoxha
HULUMTIME

Skandal: NTP “Nushi” shiti qindra kafshë të destinuara për therje, AUV përmes Komisionit për 3 javë ia riktheu licencën e pezulluar të importit (Dokument)

08/05/2025 - 17:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LAJMI I FUNDIT: Gruaja K.A. gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gervalla keqtrajton Prindon Sadriun – E largon nga Departamenti i NATO’s, “shutohet” në një departament tjetër

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Zbardhet skema e mashtrimit të punëtorëve në Suedi nga ish ministri Arban Abrashi

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej automekanikut erdhi me e marrë djalin me e çu në stacion – po e përcillnin”, Detaje si ndodhi aten’tati ndaj Tahir Zemajt

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë