Xhemaili, në reagimin e tij, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Pecit, duke e kritikuar për deklaratat e tij dhe duke paralajmëruar se çështjet që lidhen me të ia kanë lënë në trajtim medias.
“Çështjen tënde ia kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”, ka shkruar Xhemaili.
Ai e ka kritikuar gjithashtu Pecin për drejtimin e partisë GUXO, duke e cilësuar atë si kryetar të një partie me tre anëtarë.
Në reagimin e tij, zëdhënësi i Aleancës ka kundërshtuar edhe deklaratat për zyrat në Ulpianë, duke theksuar se Aleanca tashmë ka zyra më të mira dhe se është dyfishuar.
“Zyrat i kemi më të mira, jemi dyfishu e shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj”, ka shkruar Xhemaili.
Në fund, Xhemaili ka akuzuar Pecin dhe mazhorancën të cilën ai e përfaqëson për qëndrime antikombëtare dhe korrupsion.

















