Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pacolli flet për raportin me Naim Murseli, zbulon për herë të parë çka i tha familja për të

29/11/2024 - 08:53
në Kryesore, Lajme
A A
Pacolli flet për raportin me Naim Murseli, zbulon për herë të parë çka i tha familja për të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së, ka treguar për herë të parë detaje nga marrëdhënia e tij me Naim Murselin, këshilltarin e tij të dikurshëm, pas tragjedisë që përfshiu Murselin, i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij, Liridona Ademaj.

Pacolli ka shpjeguar se si ka njohur Murselin dhe si e ka mbështetur atë gjatë karrierës së tij.

“Një i ashtuquajtur këshilltar i imi – ky djalin vjen prej Suedisë, djalë i mençur, i shkathët, Naim Murseli,” ka thënë Pacolli, duke theksuar se ai e ka njohur Murselin shumë kohë më parë teksa përmendi se u takuan për herë të parë në një ngjarje partiake në Gjakovë.

Ai tregoi se prindërit e Naim Murselit e sollën atë që t’i tregonte për adhurimin e tij ndaj Pacollit, dhe si i ri, ai kishte pasur një operacion të rëndë në zemër.

“Babain dhe nëna e tij erdhën me këtë djalosh dhe më thanë ky është i dashuruar në ju, i ka krejt fotografitë e juaja dhe flet vetëm për ju,” tha Pacolli në intervistë me Arbana Osmanin.

Pacolli tregon se Murseli e ka ndihmuar edhe kur ishte ministër, duke i dhënë këshilla për zhvillimin e një faqeje interneti për ministrinë.

“Më bëri impersion dhe e mbajë si afër, siç ju kam ndihmuar edhe të tjerëve nëpër studime,” tha Pacolli.

Ai shtoi se Naimi e ka përcjellë gjatë vizitave të tij në Gjakovë dhe në tubimet partiake, dhe më pas, pasi Murseli u shpërngul në Suedi, e vetëm pastaj ai e emëroi këshilltar të jashtëm.

Pas ngjarjes tragjike, që ka tronditur familjen e Murselit dhe opinionin publik, Pacolli ka reaguar ndaj mënyrës si mediat e trajtuan situatën.

Ai ka përmendur se Murseli ishte ‘invaziv’ për fotografitë dhe selfie-t, dhe se shpesh ai e kishte fotografuar atë dhe njerëzit që e rrethonin

“Nëse të kish taku qetu kish me thanë a bën një selfie,” tha Pacolli, duke shtuar se Murseli ishte gjithmonë në kërkim të mundësive për të bërë fotografi me të dhe me njerëzit që ai takonte.

Pacolli gjithashtu i ka përgënjeshtruar thashethemet që qarkulluan pas ngjarjes tragjike, që sugjeronin një lidhje më të afërt mes tij dhe Murselit, duke thënë se këto janë vetëm spekulime.

“Se ai ka qenë gjoja se biseksual dhe ia fillojnë përfoljet se për këtë e mbrojë unë,” tha Pacolli, duke shtuar se këto thashetheme janë të pavërteta. “Kanë harruar që unë vijë nga një familje fisnike,” tha ai, duke i përgënjeshtruar akuzat.

Për më tepër Pacolli e cilësoi veten si “primitive” për qëndrimet e tij konservatore, duke theksuar se ai nuk është mbështetës i komunitetit LGBT, dhe se ai e ka gjithmonë në fokus familjen dhe vlerat tradicionale.

“Nuk duhet të ndërhyjmë në shoqërinë e shnosh,”u shpreh ai, duke shtuar se në zgjedhje do të garojë me një moto që thekson rëndësinë e familjes.

Theksojmë se ka kaluar një vit nga vrasja e Liridona Ademajt dhe ende nuk ka ngritje të aktakuzës./Insajderi

 

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/Të shtënat me armë pranë gjykatës në Pejë, policia jep detaje

VIDEO/Të shtënat me armë pranë gjykatës në Pejë, policia jep detaje
05/05/2026 - 23:32

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me incidentin e armatosur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë...

Më shumëDetails

“Fshesa” në kryeqytet, karrigen e Halimit do ta zë ky anëtar i PDK-së

“Fshesa” në kryeqytet, karrigen e Halimit do ta zë ky anëtar i PDK-së
05/05/2026 - 23:02

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, në kuadër të ristrukturimit të paralajmëruar në disa drejtori të kryeqytetit. Sipas burimeve...

Më shumëDetails

Ramadani: Pas zgjedhjeve opozita “do të bëhet bashkë në qeveri”: E mundshme dhe e domosdoshme

Ramadani: Xhandarmëria serbe në Kosovë, ky është intruzion, NATO duhet ta dënojë ashpër
05/05/2026 - 22:55

Analisti Burim Ramadani tha se “nuk është vepër penale me qenë i padijshëm qysh është mbushë kuvendi, por duhet me u tejkalu kjo situatë”. Tutje, sipas tij, pas...

Më shumëDetails

“Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”/ Matoshi: Fushata do të jetë mes tij e Osmanit

“Vërtet anija e Kurtit po lëkundet”/ Matoshi: Fushata do të jetë mes tij e Osmanit
05/05/2026 - 22:47

Tashmë është e konfirmuar, LDK e Vjosa Osmani do të jenë bashkë në zgjedhjet e 7 qershorit. Këtë e konfirmoi sot pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i LDK-së,...

Më shumëDetails

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra
05/05/2026 - 22:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar raportimin e Sinjalit për ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori të...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
05/05/2026 - 22:31

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Konfirmimin për shtyrjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    393 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë