Ministri i punëve te brendeshme, Xhelal Svecla përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas sulmeve qe po bëhen ndaj institucioneve në veri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar: “Sulmet e ditëve të fundit ndaj institucioneve në veri janë shprehje e dëshprimit dhe qyqarllëkut të bandave kriminale me dirigjim nga Beogradi. Në kohën kur po çmontohen ditë e më shumë, dëshpërimisht duan të tregojnë se ende janë këtu dhe të fortë. Por, ne jemi më të vendosur se kurrë deri në eliminimin e plotë të secilës grimcë kriminale e terroriste në vendin tonë”.
Postimi i plotë: