
Një qytetat ka ngritur shqetësimin e tij për gjendje e dhomave në repartin e Pediatrisë në QKUK, ku po mjekohet djali i tij.
Ai tregon se i kanë marrë mbulesat nga shtëpia për t’i mbuluar shtretërit e ndotur që gjenden në repartin e Pediatrisë, raporton Veriu.info.
Postimi i Florent Blakqori:
Kjo është gjendja n’dhomën e Pediatrisë n’QKUK, ku djali jem momentalisht po mjekohet.
N’këtë shtrat, atij ka me i u dashtë me nejt t’paktën dy a tri ditë. Shifni vet se n’çfarë gjendje t’tmerrshme e t’mjerueshme është ky spital.
Këtu paska mungesë edhe t’gjanave elementare, siç janë mbulesat për shtrat. Na detyrohemi me i marrë prej shpije mbulesat që, t’paktën, me i mbulu ato shenja t’shtratit që shihet n’foto.
Derisa kryeministri e ata t’tij gjithë ditën bajn filma, është mirë me i kthy sytë pak kah Pediatria n’QKUK.
Kjo është gjendja e mjerueshme ku kërkojnë shërim fëmijët tonë.
Realisht, këtu ka rrezik me dal ma i smutë se që ke hi!














