
Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se zyrat e organizatës mund të jenë të përgjuara. Ai ka shtuar se ka arsye të mendojë që janë vendosur edhe kamera në ambientet e OVL-UÇK.
Deklarata e tij vjen pasi sot Specialja ka bërë disa arrestime.
“Natyrisht që kemi përgjues brenda, sepse unë kur kam hyrë aty i kam gjet ato pllakat e hequra dhe e di që ka përgjime, me prek nuk ia preku, le të përgjojnë sa të dojnë. Bile dyshoj që edhe kamera ka aty”, ka thënë Klinaku.
Tutje Klinaku ka thënë se qëllimi i tyre është ta zgjasin mandatin për shkak të pagave të majme.
“Këta janë duke e penguar drejtësinë, kanë shantazhu e kërcënu dëshmitarët. Kemi shumë raste që i kanë shantazhu dëshmitarët që qëllim e kanë që ta stërzgjatin mandatin sepse i kanë pagat e majme”, ka thënë ai në emisionin “Frontal” të T7.











