
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, ka qenë i shoqëruar nga ambasadori Martin Berishaj, prania e të cilit ka shkaktuar shumë reagime.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Kurti se po shoqërohet nga ambasadori që është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Kurti gjatë vizitës së sotme në me anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq ka marrë me vete edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Postimi:
Një prej arsyeve pse i kemi punët e jashtme për faqe të zezë është ilustruar në foton më poshtë.
Kryeministri shoqërohet nga Ambasadori i tij, i cili është nën hetime nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Ambasadori në fjalë ka pranuar qindra mijëra euro në një llogari bankare të tij në Mal të Zi nga kompania GEN, Dega në Beograd.
Ndryshimi është i domosdoshëm!
#behundryshimi










