Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rruga drejt NATO-s, Hovenier: S’mund të arrihet shpejt, por ne e shohim Kosovën si anëtare në të ardhmen

11/12/2024 - 08:44
në Kryesore, Lajme
A A
Rruga drejt NATO-s, Hovenier: S’mund të arrihet shpejt, por ne e shohim Kosovën si anëtare në të ardhmen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është formalitet dhe nuk mund të arrihet shpejt.

Ai theksoi nevojën për reforma, dialog dhe përmbushje të angazhimeve politike.

Hovenier nënvizoi se Kosova duhet të bindë shtetet anëtare përmes përparimit në marrëdhëniet me Serbinë, reformave në sektorin e sigurisë dhe gatishmërisë për t’iu përshtatur standardeve të Aleancës.

“Ne e shohim Kosovën si anëtare të NATO-s në të ardhmen. Ne e mbështesim këtë dhe e mbështesim fuqimisht. Dëshirojmë ta shohim Kosovën duke përparuar. Ka anëtarë të NATO-s që nuk e kanë atë pikëpamje tani. Ne besojmë se mënyra më e mirë për t’u treguar atyre se kjo është rruga e duhur përpara është të adresohen shqetësimet e tyre”, tha Hovenier në ATV.

Tutje foli edhe për çështjen e dialogut.

Ai tha se përgjegjësia për zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk i takon SHBA-së apo Bashkimit Evropian, por vetë palëve në dialog.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja janë aty për të ndihmuar dhe mbështetur, por se Kosova duhet të tregojë vullnet për zbatimin e zotimeve të marra.

“Populli i Kosovës dhe populli i Serbisë duhet të thonë se kjo është përgjegjësia jonë”, deklaroi Hovenier, duke nënvizuar se ekziston një draft-statut i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i mbështetur nga SHBA-ja dhe vendet kryesore të BE-së, i cili mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim.

Ai shtoi se, pas këtij hapi, një sërë gjërash pozitive do të mund të ndodhnin për Kosovën.

JU REKOMANDOJMË

Si është e mundur që një arkitekt nuk po mundet të bëjë zgjidhje për komunikacionin? Kështu përgjigjet Përparim Rama

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
15/10/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u pyet në Pressing në T7 se si një “arkitekt nuk po mundet me zgjidhë çështjen e komunikacionit”. Rama tha se një nga...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jetë një person në Prizren, policia jep detaje

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
15/10/2026 - 21:56

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

A është marrë në pyetje, a ka hetime ndaj tij“, përgjigjet Përparim Rama

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
15/10/2026 - 21:46

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se nu është mrrë në pyetje apo që është duke u hetuar....

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë
15/10/2026 - 21:28

Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga,...

Më shumëDetails

Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës

Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës
15/10/2026 - 21:21

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka theksuar nevojën për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, duke vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi...

Më shumëDetails

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Gashi: Kurti të dorëhiqet, opozita nuk i ka numrat për shkarkimin e Qeverisë
15/10/2026 - 20:55

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka shkruar sot për protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Tiranë. Ai ka thënë se në momentin kur pakënaqësia bëhet aq e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë